Zvërneci në Vlorë, atraksion
interesant për plazhin familja

Zvërneci në Vlorë, atraksion<br />interesant për plazhin familja
VLORE- Vlora ofron për pushuesit e turistët një sërë destinacionesh turistike, ku nuk mungon relaksi, qetësia, pastërtia, rregulli, por edhe ushqimi i mirë i ofruar nga operatorët e biznesit privat.
 
I tillë është plazhi i Zvërnecit, një plazh ranor i rehabiliatuar vitet e fundit, e tashmë tejet funksional e në shërbim të qytetarëve.
 
I gjendur pak kilometra larg qytetit nën juridikison të komunës Qendër ai ofron një pamje ndryshe nga vitet e kaluara, i përshtashem për turizëm familjar, favorizuar nga rëra e pastër e cektësia e Adriatikut që lag këtë zonë.
 
Për pushuesit ky konsiderohet një plazh familjar. Të pyetur nga “A1 Report” ata theksojnë se kanë zgjedhur pikërisht Zvërnecin për të pushuar, për hapësirat e bollshme, plazhin ranor, atmosferën e qetë e detin e pastër.
 
Një pamje të trasformuar i japin edhe ndërtimet e profilit të lehtë të drurit, që shërbejnë si “beach bar”, ku çdokush mund të drekojë apo të shijoje një kafe.
 
Për operatorët turistikë në këtë zonë, ky është një vit i kenaqshem, i cili është shoqëruar me një prurje të re rritje vizitorësh e pushuesish drejt plazheve ranore në zonë.
 
Sipas tyre kushtet në plazh janë optimale, ndërsa ende problematike ngelet infrastruktura jo fort e mirë rrugore për të shkuar deri atje.
 
Ndërkohë theksojnë se gjatë gjithë ditës në këtë zonë mund të bësh plazh qetësisht, por mbrëmja këtu mbyllet herët, maksimumi një darkë e shijshme me prodhime të fresketa deti, pasi aty mungojnë njësitë hoteliere.
 
Plazhi i Zvërnceit nga vit në vit po kthehet në një prej destinacioneve më të parapëlqyera të qytetit të Vlorës. Mangësirat kane ardhur duke u rikuperuar, por ka ende të tilla. Në këtë hapësirë prej disa kilometrash mungojnë rojet bregdetare dhe shërbimi shëndetësor. Për këtë të fundit pushuesit në raste emergjence duhet t’i drejtohen qytetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut