Zv/kryeministri Bukoshi dhe
zv/min. Haraçija japin dorëheqjen

Zv/kryeministri Bukoshi dhe <br />zv/min. Haraçija japin dorëheqjen
PRISHTINE - Bujar Bukoshi, zv/kryeministër në qeverinë e Kosovës si dhe zv/ministri i Financave, Astrit Haraçija, kanë dhënë sot dorëheqjen.

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për mediat, ka deklaruar se “Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të Zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraçija deri në përfundimin e procesit gjyqësor”.

“Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe Zëvendësministri Haraçija këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre”-theksohet në deklaratën e qeverisë.

Ndërkaq më tej në këtë deklaratë të qeverisë së Kosovës theksohet se dy të dorëhequrit si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Kosovës.

Pak ditë më parë qeveria e Kosovës u përball me një tjetër dorëheqje. Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dha dorëheqjen pasi Kuvendi miratoi Kodin Penal së bashku me 3 nenet që cënonin lirinë e medias. Ndërkaq pas miratimit të heqjes së këtyre neneve mediat kosovare hamendësuan një rikthim të mundshëm të Kuçit në Qeveri, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin