Zv.kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë, jep dorëheqjen pasi publikimit të pamjeve, nisin hetimet (VIDEO)

KROACI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë në Kroaci, Josip Dabro ka dhënë dorëheqjen pas një videoje të bërë virale në rrjetet sociale, ku ai duket duke shtënë 9 herë me një pistoletë HS-2000 nga dritarja e një makine, ku ishte pasagjer,

Nga pamjet, duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Para se të qëllojë me pistoletë ai bërtet: Vetëm për vëllanë tim Mario.

Pasi qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pavarësisht dorëheqjes së tij nga funksionet qeveritare, autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin Dabro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Zv.kryeministri kroat jep dorëheqjen pas publikimit të videos ku qëllonte me pistoletë nga makina

1737211065_63000611ministarpoljoprivrede.jpg

Josip Dabro

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë i Kroacisë, Josip Dabro, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar me pistoletë nga një makinë në lëvizje. Në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit, ngarkon pistoletën dhe thotë: "Vetëm për vëllanë tim Mario", përpara se të qëllojë nëntë herë. Ngjarja duket se ka ndodhur pranë një zone të banuar, pasi në video shihen ndriçues rrugorë dhe shtëpi përreth.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Marin Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta: Demokracia franceze po ekzekutohet

Dënimi i Marin Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta: Demokracia franceze po ekzekutohet