Zv/kryeministri serb: Libia nën
presion për të njohur Kosovën

Zv/kryeministri serb: Libia nën <br />presion për të njohur Kosovën
SERBI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajic është takuar në Tripoli me zyrtarë të Libisë, të cilët i kanë thënë se gjenden nën presion të madh të shteteve të rajonit, por edhe atyre perëndimore që të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Libisë më ka thënë në mënyrë të hapur se gjenden para një presioni të madh të shteteve të rajonit, por edhe atyre perëndimore që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ljajic, transmetojnë mediat serbe.

Në një deklaratë për shtyp nga kabineti i Ljajic thuhet se “nuk pritet që Libia brenda një periudhe të afërt ta njohë Kosovën, por për ta ndaluar një gjë të tillë duhet që Serbia të vazhdojë dialogun politik, në mënyrë që të tregojë pasojat negative që do të ketë Libia në njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës”.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ