Një luftë më e fortë kundër krimit dhe korrupsionit do të zvogëlonte ndjeshëm nacionalizmin në Ballkan dhe do të sillte pajtimin dhe paqen në rajon. Ky është qëndrimi i Zv. Kryeministrit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç për problemet rajonale.
I ftuar në një konferencë të organizuar nga e përjavshmja britanike 'The Economist' në Shkup, Abazoviç përmendi aksionin e Malit të Zi i cili ka ndaluar në 9 muaj kontrabandën e cigareve, e cila ishte konsideruar si një "projekt shtetëror".
“Sipas disa vlerësimeve, mbi 20 përqind e të gjitha cigareve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe vinin nga Mali i Zi dhe përmes Portit të Tivarit. Për më tepër, udhëheqësit e klaneve më të mëdha kriminale janë arrestuar ose janë në kërkim, ndërsa strukturat e mëparshme që kishin mbështetjen e adresave të caktuara shtetërore u prishën,” tha Abazoviç.
Zv. kryeministri Abazoviç Ai tha se çdo krizë është gjithashtu një shans i ri.
“Unë besoj se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kuptojnë përfundimisht se vetëm solidariteti, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe mirëkuptimi i sinqertë mund të sjellin përparimin e dëshiruar. Ne duhet ta kalojmë fokusin nga temat negative, të cilat helmojnë hapësirën publike çdo ditë, në ato që janë vërtet të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e institucioneve të pavarura, shpërndarjen më të mirë të drejtësisë, lidhjet infrastrukturore, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Abazoviç.
Per derisa e ka VIĆ ne fund te mbiemrit ska gje prej tij.
PërgjigjuRespect per kete djale sypatrembur inteligjent i respektuar shpresoj dhe uroj qe te ece fuqishem me idete per te ardhmen e rajonit Per mua eshte Shqipetare pavarsishte vicit ????????