Zv/kryeministri turk Bozdag viziton Kosovën

Zv/kryeministri turk Bozdag viziton Kosovën
Turqia mbështet Kosovën dhe integritetin territorial të saj, tha zv-kryeministri turk, Bekir Bozdag, i cili po qëndron në Kosovë.

 Gjendjen në veri të Kosovës, ai e cilësoi si kërcënim, për Kosovën, rajonin dhe mbarë Evropën. Pas takimit me homologun nga Kosova, Hajredin Kuçi, Bozdag vlerësoi se në çdo dialog që zhvillohet duhet të saktësohet qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

Delegacioni turk i kryesuar nga zv/kryeministri i premtuan qeveritarëve mbështeje në zhvillimin ekonomik të Kosovës në lobim për shtimin e njohjeve të reja si dhe për antarsimin e Kosovës në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.

Ndërkaq, Kuçi edhe një here kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë. 

Zv/kryeministri Turk Bekri Bozda, po qëndron për një vizit dyditore në Kosovë ku është takuar edhe me zv/kryeministren Edita Tahiri me ministrin Yagcilar dhe me personalitete të tjera të jetës politike fetare e kulturore në Kosovë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga