Dhuna mes protestuesve, Hodaj: Opozita strategji të qartë për përplasje, përdorimi i fëmijëve tipike e organizatave kriminale

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ka komentuar dhunën që shpërtheu në protestën e opozitës.

Hodaj ka komentuar edhe për dy personat, babë e birë të cilët u dhunuan me mjete të forta nga protestues të tjerë gjatë protestës, duke thënë se edhe në protesta të tjera ka patur konfliktime të tilla mes protestuesve.

"Nuk është hera e parë që goditen me njëri tjetrin. Ka patur raste ku kanë kërcënuar edhe gazetarë. I plagosuri me fishekzjarr është pak a shumë atë që kërkon opozita. në kërkim të një kauze, të një viktime për tu kapur. Nga 16 shkurti mbështetësi po firojnë. Edhe vetë populli opozitar që i ka përkrahur po i braktis. Kjo është protestë partiake. Dhe ata duhet të marrin përgjegjësi me atë që ndodh me përplasjet. Ka një strategji të qartë për përplasje. Kur opozita ka vendosur të jetë paqësore nuk kemi parë dhunë vetëm në raste kur ashpërsohen tonet. Përdorimi i fëmijëve është tipike e organizatave kriminale. Kjo pasi të miturit janë një pjesë e paprekshme nga ligji dhe pjesa tjetër. Sot kemi 42 të arrestuar dhe shumë të tjerë të shoqëruar. Kjo është punë e policisë.  Policia bën një punë parandaluese dhe merr informacione se si do zhvillohet turma. Është e vështirë për të kontrolluar të gjithë. Puna e shufrave tregon drejtimin që i jepet protestës nga ata që e organizojnë. duke u pajisur me mjete piroteknike dhe shufra. Është ajo propagandë e bërë më parë." ka thënë Hodaj ndër të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 03/06/2019 16:42

    Forca politike e Klevis Kerricit te Faros komandant i shpellareve të Unazës vetëm një gjë i ka mbetur, vetëm emri se sjellja e saj me publikun dhe sidomos e Sumkapucit është fashiste, fjalimet e Sumkapucit të kujtojnë fjalimet ekzaltuese të Fyrherit para ardhjes në pushtet në vitin 1930_ 1933 në rrugët e Berlinit, Mynihut, dhe Nurenbergut

    Përgjigju
  • Cubel breca: 03/06/2019 14:17

    Edhe kjo lloj Opozita jon nuk eshte me Pak kamikaze ,se ata qe veprojn ne vendet arabe edhe ata femijet perdorin,por vetem se nuk i mbushin me eksploziv dhe ti shperthejn.Shkurt keta e kan kaluar partin komuniste qe u nxor jasht ligjit.Edhe keta pa vones duhet te nxirren jasht ligjit sa sesht von.

    Përgjigju
  • Nje demokrat i vjeter: 03/06/2019 14:07

    Zoteri gjeni kush shell dhe pergatit molotovet, shashkat, prandaj i keni institucionet. Te gjitha institucionet ligjzbatuese duhet te bejne punen e tyre. Populli po e ben punen e tij, nuk e ndjek prapa partine qe shkaterron vendin dhe plagos apo lendon policet qe jane ne krye te detyres. Zbatoni ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja