Kuko sqaron punën e policisë vullnetare: S'janë spiunë lagjeje! Çfarë DUHET dhe NUK duhet të bëjnë (VIDEO)

TIRANË-  Zv. ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka dhënë detaje se si do të funksionojë policia vullnetare, duke theksuar se ato nuk janë "spiunë" siç disa e kanë etiketuar. Në një konferencë të posaçme për mediat, Kuko ka sqaruar se këta policë do të marrin pjesë në ngjarje të dinamikës së përditshme në komunitet dhe për ta thjeshtësuar këtë, zv.ministrja ka dhënë një shembull konkret.

"Nëse do marrin pjesë në një ndeshje futbolli, policët vullnetarë do të jenë krah efektivëve të policisë për t'i ndihmuar ato në futjen në stadium të policëve. Në rast të një aksidenti rrugor, ai nuk do të dublojë punën e policisë, por mund të kryejnë veprimet e para si lajmërimi i policisë apo të japë ndihmën e parë. Nuk do të marrin pjesë në aktivitete masive si protesta sepse për raste të tilla ka protokolle të veçanta. Mund të kryejnë veprimet e para, është një ndihmesë dhe angazhim vullnetar për të mirën e komunitetit", u shpreh Kuko.

Ky projekt është në fillesat e tij, për këtë arsye Kuko ka deklaruar se nuk ende një datë se kur do të marrë jetë apo numrin e kandidatëve që do të pranohet, megjithatë ka theksuar se do të jetë një kuotë e caktuar që do të varet nga numri i popullësisë dhe territori ku ato do të japin një shërbim. Duke u ndalur tek kushtet, që aplikanti duhet të plotësojë, Kuko ka sqaruar se nuk duhet të jetë i përjashtuar nga radhët e policisë dhe nëse është larguar, do t'i bëhet një "vetting" mbi motivet e largimit dhe pastërtinë e figurës së tij.

Kriteret
1. Kriteret e përgjithshme të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar janë, si më poshtë vijon:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
c) Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike;
ç) Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
d) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
dh) Të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

2. Kriteret e veçanta të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar janë, si më poshtë vijon:
a) Të ketë përfunduar trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë;
b) Të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

Puna që do bëjë
1. Shërbimi i policimit vullnetar funksionon në mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunon me këto të fundit me qëllim:
a) sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare;
b) dhënien e ndihmës për menaxhimin e trafikut rrugor në qendrat urbane dhe rurale;
c) dhënien e ndihmës për rritjen e sigurisë publike pranë institucioneve arsimore;
ç) kontrollin e territorit, mbështetjen e patrullimit policor për parandalimin e krimit dhe ndërhyrjen ndaj shkeljeve të ligjit;
d) përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave civile, fatkeqësive natyrore, si dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit me karakter masiv.
2. Polici vullnetar e kryen veprimtarinë e tij nën mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili caktohet nga drejtuesi i strukturës vendore.
3. Kryerja e shërbimit të policimit vullnetar është i papajtueshëm me funksionet e gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit gjyqësor, drejtuesit në strukturat politike, punonjësit në institucionet e sigurisë kombëtare apo publike, të shërbimit të provës, të policisë së burgjeve dhe të Gardës së Republikës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 03/10/2019 14:42

    Edhe sikur te jene spiune, cfare te keqe ka..?! Se e kemi bere spiunin ne Shqiperi sikur eshte e keqja e shoqerise. E gjithe bota perendimore ka spiune te cfaredo lloj kategorie. Fale spiuneve u fitua lufta kunder nazizmit. Fale spiuneve ekonomike, bota zhvillohet ekonomikisht. Mos I damkosni kot se ka per tu rritur shume siguria nese do kete te tille ( gjithmone nese nuk abuzojne).

    Përgjigju
  • opioninion: 03/10/2019 13:47

    te kete uniforme si ne kohe zogu enveri

    Përgjigju
  • opioninion: 03/10/2019 13:46

    e para te krijohete palocia spiuni dhe policia sekrete policia antiemigrate policia politike polizgjedhore policia sabiste milicia policia plerave si ne angli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë