Zv. Ministrja Jaku me Fleckenstein: Bashkitë të aplikojnë për projekte sociale

Zv. Ministrja Jaku me Fleckenstein: Bashkitë të aplikojnë për projekte sociale

Knut Fleckenstein dhe Ardiana Jaku

Zëvendës ministrja e shëndetësisë dhe çështjeve sociale, Ardiana Jaku ka marrë pjesë në një tryezë bashkë me raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein mbi shërbimet që bashkia ofron në sferën e shërbimeve sociale dhe shoqërore.

Jaku thotë se me ndihmën e BE-së, bashkitë do të ndihmohen të mësojnë të shkruajnë projekte të cilat mund të jenë të sakta që të fitojnë financim nga Bashkimi Evropian apo donatorë të tjerë, për tu ofruar shërbime sociale e shoqërore më të mira qytetarëve të tyre.

“ Sot “Iniciativa për Dimensioni Social” bëri bashkë përfaqësues të Qeverise, Kryetarë të Bashkive dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Me prezencën e europarlamentarit Knut Fleckenstein u prezantua iniciativa që rrit kapacitetet e pushtetit vendor për të shkruar projekte për Shërbimet Shoqërore”,-shkruan zëvendësministrja Jaku.

Jaku pritet ta lërë detyrën si zëvendës ministre e çështjeve sociale muajin e ardhshëm, për tu bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pasi Pjerin Ndreu do të dorëhiqet për të kandiduar për bashkinë e Lezhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë