Pas mbërritjes në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vizitës së Surkis në Tiranë, por me shumë gjasa mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas takimit me Ramën zv/Presidenti i UEFA-s ka planifikuar takim edhe me presidentin Ilir Meta.

UEFA ka treguar interes për zgjedhjen e kreut të FSHF-së, pasi e konsideron të rëndësishme procesin e zgjedhjeve për drejtuesin e futbollit në Shqipëri.

Zv/presidenti i UEFA-s
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com