Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi

Pak ditë më parë Report Tv publikoi një draft të ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat veç ashpërsimit të dënimeve për drejtuesit e mjeteve që shkelin kodin Rrugor, parashikohen dhe ndëshkime për avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët zvarrisin seancat gjyqësore.

Një ndër problemet kryesore të drejtësisë shqiptare mbetet zvarritja e seancave gjyqësore, Kodi i ri Penal, sjell një serë ndryshimesh dhe pritet të prekë pikërisht avokatët, Gjyqtarët dhe prokurorët, duke e parashikuar si krim penal mosparaqitjen në gjyq pa shkaqe të përligjura.

Në studion e emisionit “Përballje” me moderatore Besmira Pelushaj në Report Tv, avokatët Edmond Petaj dhe Ledio Braho shpjeguan problematikat e zhvillimit të seancave gjyqësore nga ana e avokatëve, të cilët i detyrojnë në shumicën e rasteve të shtyjnë çështjen në gjykim.

Pse zvarriten seancat? 

Sipas avokatit, Ledio Braho, prej kohesh në shumë seanca mungojnë shpesh edhe gjyqtarët. Kjo ka sjellë kaos dhe problematike të vazhdueshme, pasi kur një gjyqtar apo prokuror shkarkohet nga vetingu gjyqi rifillon nga e para për shkak të njohjes së trupës me dosjen.

“Proceset gjyqësore që zgjasin më shumë janë proceset civile dhe duhet ta pranojmë që vitet e fundit, që nga nisja e reformës në drejtësi shkak kryesor për zvarritjen e gjykimeve nuk janë shtyrjet e avokatëve por mungesat e gjyqtarëve. Me saktë e nis procesin gjyqësor me një gjyqtar, ai shkarkohet nga vetting dhe çështja rifillon, ndaj nuk mund të parashikohet një vepër penale për avokatët dhe t’i faturohet atyre përgjegjësia kur nuk janë ata shkaktarët e shtyrjes së seancave. Madje nuk është se nuk ka një mekanizëm ndëshkues për avokatët, pasi ata gjobiten për shtyrjen e vazhdueshme të seancave  dhe në momentin që ka një mekanizëm të tillë nuk ka pse të kriminalizohet figura e avokatit. Ndëshkimi aktual është mjaftueshëm. Po ashtu është edhe dhoma e avokatisë, e cila merret me ndjekjen disiplinore të avokatëve”, tha Braho.

Cilat janë ndryshimet e propozuara? 
Sipas propozimit, në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal do të ketë ndëshkime për mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore pa një shkak të arsyeshëm apo të ligjshëm, në rastet e çështjeve me persona të paraburgosur duke sjellë pezullim të gjykimit.

Kjo përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ndërsa nëse kryhet për here të dyte dënohet me qortim gjyqësor. Nga këto ndëshkime nuk përjashtohen as prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nëse mungojnë në seanca mund te ndiqen penalisht dhe te dënohen me gjobë dhe si dënim plotësues është parashikuar edhe  heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike. 

“Avokati nuk është problem i procesit, gjyqet e shtyra janë po aq në numër në rastet kur mungojnë gjyqtarë e prokurorë. Nuk besoj se ka raste që avokatët shtyjnë seancën pa një shkak të justifikuar, të cilat janë kryesisht shkaqe shëndetësore ose përplasje gjykimesh. Pasi ne nuk i kemi gjithnjë në dorë të negociojmë datën e gjyqit me një gjyqtar”, tha Braho.

Në ndryshimet e propozuara, parashikohet si kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë mungesa apo shtyrja e seancave gjyqësore dhe dënohet me qortim gjyqësor nëse përsëritet.

Për këtë, avokati Edmond Petraj tha se “qortimin gjyqësor” për avokatët e bën Dhoma e Avokatisë.

“Qortim gjyqësor e bën Dhoma e Avokatisë që është organ kolegjial dhe nëse do e bëjë dhe gjykata hetimin jemi përballë një mbivendosje ose hetim paralel për një rast. Një avokat ka dalë për punë dhe sa më shpejt ta mbyllë çështjen aq më mirë është. Avokatët nuk kanë akoma disa lehtësira që duhet të kenë dhe me këto propozime rrezikohet profesioni i avokatit pasi bëhet fjalë për ndjekje penale. Avokatët janë pjesa që njohin mirë administratën publike në Shqipëri, e cila 99% është ekstreme, e avashtë dhe me problematika. Ndaj avokatët po goditët në këtë formë sepse i njohin problematikat e procesit, defektet e shtetit, Duke qenë se është profesion i lirë avokati i tregon problematikat dhe realitetin, pasi e dinë mirë se si funksionon shteti. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo dhe duhet të ankimohet nga dhoma e avokatëve”, tha Petraj.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar