Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishi tha se ka nisur një hetim administrativ për repartin "Shqiponja", pas vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv i tyre në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. Në emisionin 'Repolitix', Dervishi tha se në hetim është i gjithë zinxhiri drejtues e komandues dhe për çdo parregullsi do të ketë procedim disiplinor deri në përjashtimin e tyre.

Dervishi tha se vrasja e të riut bëri që në repartin e "Shqiponjave" të ketë ritrajnime të shpejta të efektivëve për përdorimin e armëve të zjarrit, sigurimit teknik të tyre etj., që të mos ketë më ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

" Drejtoria e standardeve profesionale është vënë në lëvizje ka filluar hetimin administrativ dhe janë listuar të gjithë zinxhiri komandues në këtë hetim administrativ i shqiponjave, është në hetim administrativ. Janë bërë disa analiza tek reparti Shqiponjat dhe të gjithë Shqiponjat e Shqipërisë që ditën e  ngjarjes dhe të evidentohen problematikat edhe më të vogla dhe të përpiqemi të kurojmë çdo lloj defekti që mund të konstatojmë në këto moment. Kemi marrë masa për të bërë një ritrajnim të shpejtë të gjithë shqiponjave për përdorimin e armëve të zjarrit, për zbatimin e  rregullave të sigurisë teknik dhe kushdo që do jetë përgjegjësi do të merren procedime disiplinore deri në përjashtim nga forcat e rendit", tha Dervishi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Meçaj debate të forta me Hajdarmataj: Lazarati prodhonte 900 ton ne vit hashash! Dervishi : Të vendosim pak rendin në studio (VIDEO)

Opinionisti Arben Mecaj dhe ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj janë përfshirë në një debat të fortë  në emisionin "Repolitix" në lidhje me kultivimin e kanabisit në kohën ku 'Lazarati' ishte kthyer në industri botërore. Mecaj bëri në deklaratë të fortë kur tha se sipas një studimi të tij, në 2013-2014 Lazarati prodhonte 900-950 ton hashash, Kjo ka nxitur reagimin e Hajdarmataj duke thënë se të llogarisë sa sipërfaqe ka Lazarati dhe sa ka kapur Italia  e Greqia, duke i cilësuar këto deklarata të pabaza.

Pas debateve të ashpra në studio, është dashur ndërhyrja e Zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, Albert Dervishi  duke thënë që të 'vendoset pak rend në studio".

Meçaj: Gjithë sistemi ynë shtetëror është i implikuar nga politika mos prisni që policia të jetë e shkëputur. Policia është absolutisht i implikuar nga politikanët. Edhe sikur ngjarja të mos jetë politike, politika  e merr dhe e bën të tillë. Kur Sajmir Tahiri erdhi në polici është perceptuar se policia ka bërë përmirësim cilësor. Unë kam një studim timin që Lazarati nga 2013-2014 prodhonte  900-950 ton hashash. Ti numëroj rrënjë më rrënjë.

Hajdarmataj: Futu në google dhe shikoni sipërfaqen, bëj përpjesëtimin dhe shiko sa del. Shiko sa janë kapur në Greqi e Itali dhe bëj llogaritë.

Meçaj: Industria e Lazaratit u bë industri botërore dhe nuk pati asnjë të dënuar në kohën tuaj

Dervishi: Të vendoset pak rend në studio

Ora 22:43
Protestat për vrasjen e Rashës, Meçe: Pa sens! 200 veta përfaqësojnë një grup të mirëorganizuar, tentojnë të manipulojnë situatën! Hajdarmataj: Teori konspirative (VIDEO)

Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës kanë hapur debat mes të ftuarve në emisionin Repolitix.

Analisti Arben Meçe deklaroi se me aq protestues që dolën në sheshm përfaqësojnë një grup të mirorganizuar dhe se ishte pa sens.

Ndërkohë ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj tha se kjo është teori konspirative.

"Ne duhet të kuptojmë idenë e përfaqësimit. Edhe 200 veta edhe 300 në momentin kur marrin gurin dhe qëllojnë policinë, nga ky moment nuk justifikohet ky reagim. Nuk ka goditje ndaj policisë por ndaj shtetit. 200 e 300 veta përfaqësojnë një grup të mirëorganizuar që tentojnë të manipulojnë situatën dhe zgjati 3-4 ditë" - tha Meçe.

"Teori konspirative" - tha Hajdarmataj.

"Një ngjarje që përfaqëson një reagim qytetar ndaj një institucioni si policia nuk zgjat 4 ditë. Historia jonë politike ka vërtetuar që kur ka një reagim deri në goditje ndaj një institucioni, ngjarja nuk mbyllet kaq shpejt. Ajo protestë jetën e saj e pati 4 ditë. Sot që ka mbetur është vetëm dhuna. Ishte pa sens" - tha Meçe.

"Retorika e Meçes është kontradiktore. Ky thotë se zgjati 3-4 ditë. Shumë protesta kanë zgjatur 3-4 ditë" u shpreh Hajdarmataj.

Për më tepër ndiqni debatin e plotë.

Ora 21:58
Zv.Drejtori i Policisë: Protestat nuk kishin lidhje me vrasjen e Rashës! Po hetohet për të gjetur qëllimin (VIDEO)

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u shpreh se protestat që përfshinë të gjithë vendin nuk kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Ai thotë se strukturat e inteligjencës në Policinë e Shtetit po punojnë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të organizimit të këtyre protestave.

"Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit" - tha Dervishi.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 24/12/2020 09:10

    Hajdarmutaj militant iPDse!me keto vemje eshte drejtuar policia partiake e Berishes qe ky pleher sot bon si ndershem,Keto maskarej Lazaratin nuk e pranojne,ne Lazarat ne kohen e tyre maskarejve qe dalin e lehin si qej neper televizore,i gjith Lazarati ka qene i mbushur me kanadis e ditur Boterisht ky maskara nuk e pranon,se ky mund te kete pasur interesat e tija aty.

    Përgjigju
  • Nori ish polic: 24/12/2020 02:21

    Keto reparte te mbushur me militante nuk duhet te ekzistojne,,,shqiponja duhet te shkrihet fare,,dhe te formohet nje polici e qytetit ,dhe nje polici e shtetit,,,me profesioniste,,dhe i afte behesh kur studion ne shkolla policie e akademi,,policia ka nevoje per trajnim te perditshem fizik dhe ushtarak...

    Përgjigju
  • ymeri: 24/12/2020 00:21

    Mos u merr me hajdare o mece,,,c'fare pret nga maloket...

    Përgjigju
  • BENI: 24/12/2020 00:20

    KENI shume difekte ju ne polici,,sepse marrja ne polici behet mbi baza politike,,,e jo profesioniste,,,,merrni lloj-lloj rrugaci--drogmeni,,,dhe nuk i beni asnje shkolle apo trajnim,,,,,dhe rezultati dihet ,,,si ai i 8 dhjetorit,,,prandaj merrni ne polici te rinj me shkollen e policise ku te kene bere trajnim fizik dhe ushtarak ne perdorimin e armes,,,,.dhe ate shqiponjen shkrijeni fare,,,,te futet ne policine kriminale..//

    Përgjigju
  • Miri: 23/12/2020 23:39

    O Dervishi po ju drejtues te paafte jeni, politika ju ka graduar e jo aftesia ne terren. Nuk ka nje dretor qe ka bere 1 arrestim ose ndalim kriminelesh me "emer" si dikur Pjerini,Ahmeti,Fatmiri,Brecani,Zylyftari,Ngresi,Malushi . Tani drejtoret dhe shefat jane lepurusha

    Përgjigju
  • Vaj_me_det: 23/12/2020 23:21

    O zoti Kryepolic simbol i burokracise 30 vjecare korruptive pa merita pa vlera pa profesion me lepirje servilizem tifozllik partiak bythlepirje. Si skeni turp e thoni u moren masa per trajnime si mund te pergatitet nje force speciale anti terorr nderhtrje e shpejte me 14 jave shkolle e kalamaj te llastuar l. Ore policia eshte pergatitje ligjore pergatitje fizike disipline o dru me pre ku keni pare ju as bekciu roje parkingu nuk trajnohet mesohet 14 jave edhe pa lligarit mbushjet e xhepave etj etj moret miletin ne qafe drejtues dinosaur prapambetje historike qe nuk lini njeri te hece para. 30 vjet macja miu mer ekspinente kriminal drejtues policie mr korrupsion me njerez me precedent penal ne poste drejtuse si te majte e te djathte rrace plerash zhdukuni se na pife gjakun

    Përgjigju
  • Taku: 23/12/2020 22:29

    Ca hetimi do besh ti mor palaco ,ti je bere drejtor pa i vene nje here ne jeten tende prangat asnje personi se je simboli i paaftesise e tani do te heqesh njerez nga puna kot se i iku mendja nje polici dhe vrau nje djale te ri.Nuk ka patur ndonjehere policia drejtuesa me shpirtzinj e gjakpires me policet e thjeshte se ca kokrra e bij k.... hajduter qe jeni mbledhur aty te ajo godina anes Lanes o maskarenj .

    Përgjigju
  • Shqiponja: 23/12/2020 22:07

    Bravo, me vonese por e gjetet nje arsye per ta shkrire repartin Shqiponja, Nje repart me efektive fake!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim