Zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili rrëfeu itinerarin që bëri autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, 14 vjeçari M.P

Ai tha se foton me dorën e plagosur në makinë ia bëri shoku i tij, i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

‘Ka shkuar me monopatinë tek qendra shëndetësore, më pas kanë marrë taksi, komunikon me babanë dhe ai i thotë të shkojë tek spitali ushtarak , foton e ka bërë në taksi, ia ka bërë një shoku i vet, nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, e ka takuar në rreth rrotullimin tek Avni Rustemi.  Ka një foto që tregon grushtin dhe dorën’, tha Ismaili në Top Channel.

Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.

“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar, vazhdon. Është spekuluar”, tha ai./ Top Channel.