Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u bëri thirrje ndërkombëtarëve të dënojnë rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe ditën e djeshme. Ai tha se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës.
“Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë oragnizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’.
Bëhet fjalë kur më herët ka pasur kontrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt criminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli.
Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”- tha Sveçla.
Lajmi kryesor:
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, SHBA kërkon lirimin pa kushte! KFOR i përgjigjet Kurtit: S'ishim në zonën ku u arrestuan, palët të ulin tensionet








