Aktori Mehdi Malkaj edhe sot i është bashkuar protestës së qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Malkaj tha se himni kombëtar shqiptar është përdhunuar gjatë këtyre viteve.
Ai tha se fëmijët në shkollë nuk po mësohen për çështje që kanë të bëjmë me atdhetarizmin.
“Tungjatjeta të gjithëve. Nuk vdes njeriu kur thotë ndonjë fjalë të mirë, si fjala ‘ju kam xhan të gjithëve’. Unë tani kam një dëshirë, që dua që kush e ka në dorë të ma plotësojë. Miq të dashur, ai që është përdhunuar më shumë në këtë mes, është himni kombëtar. Fëmijët venë në shkollë dhe nuk u thonë mësuesit çfarë është ky. Ta këndojmë këtu himnin kombëtar të gjithë sa jemi”, tha aktori Mehdi Malkaj.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, qytetarët: Politikanët aktualë i ka kapur frika! Rama të marrë Berishën dhe largohen







