Ka nisur në Tiranë protesta e 19 kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë. Pas grumbullimit te Sheshi Skënderbej, protestuesit marshuan kësaj radhe jo drejt Kryeministrisë, por drejt Parlamentit, ku e gjithë mazhoranca socialiste përfshirë Kryeministri Edi Rama, ndodhet aty.
Organizatori i protestave, Arben Kola, shprehu hapur dakordësinë e tij me Sali Berishën lidhur me amnistinë penale. Ashtu si Berisha, edhe Kola bënte thirrje kundër votimit të amnistisë, tejsa thërriste 'Parlamenti i krimit".
Ndërsa socialistët ndodheshin ende brenda ambienteve të Kuvendit duke votuar rendin e ditës, protesuesit i quanin në kor hajdutë dhe tradhtarë, duke bërë thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pasi ligjvënësit e majtë lanë ambinetet e Kuvendit në përfundim të seancës plenare, protestuesit vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë rrugëtimit, disa prej tyre u përplasën verbalisht para me simpatizantë të Partisë Demokratike para selisë blu. Disa persona që rrinin aty bën thirrje "Rama në Burg, Belina në Burg" ndaj ndaloi turma duke thënë "Berisha në Burg".
Një pjesë tjetër e protestuesve ndodhej te Kryeministria që nga fillimi.
lajm në përditësun...
Një protestues është shprehur gjatë fjalës së tij se Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë nga gjithë rajoni dhe Europa.
Gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, protestuesi tha se e kundërta ndodh me numrin e policëve, i cili sipas tij është më i larti në rajon dhe Europë për banorë.
“Në të gjitha kuptimet, qeveria dhe qeverisja njihen si institucion shërbestar ndaj popullatës. Ndërsa shqiptarët i njohin prej vitesh si një çetë hajdutësh, që veprojnë kundër popullit që i zgjedh, i mban, i ushqen duke sakrifikuar. Të gjithë jemi dëshmitarë që kemi shërbimin më të keq mjekësor në rajon. Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për 1 mijë banorë, ndërkohë që ka numrin më të madh të policëve për banorë në të gjithë rajonin dhe gjithë Europën. Ne shqiptarët kemi si fjalë ‘të kemi shëndetin’. Por qeveritë e Shqipërisë kanë investuar minimumin për shëndetin e njerëzve. Vetëm 2.8% e buxhetit shkon për shëndetin e njerëzve”, tha një protestues.
Mjekja gjinekologe Arvesa Qinami është shprehur gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë se ‘Shqipërinë e Re’ duhet ta ndërtojnë vetë shqiptarët dhe të mos presin nga të tjerët.
Qinami tha se duhen krijuar kushtet që intelektualët dhe ekspertët shqiptarë kudo në botë, të japin kontributin e tyre në Shqipëri.
“Do na duhej një natë shumë e gjatë për t’i folur të gjitha problemet që kemi. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është çfarë do bëjmë tani e tutje. Nuk vazhdohet më me arrogancën, me mungesën e transparencës dhe pandëshkueshmërinë. Ne kemi treguar se Shqipëria ka intelektualë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit. Të krijojmë kushtet që ekspertët tanë, kudo ndodhen, të japin kontributin e tyre këtu në Shqipëri. Atdhedashuria nuk matet me fjalë. Unë kam një ëndërr, që Shqipërinë e re të mos e presim nga dikush tjetër, por ta ndërtojmë vetë”, tha mjekja gjinekologe Arvesa Qinami.
Edhe në protestën e 19-të kundër resortit në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë, deputeti Arjan Ndoja nuk mungoi.
Ligjvënësi demokrat u pa sërish para Kryeministrisë, ku përveç thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit thërrasin "Berisha në burg".
Një qytetar që ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet kundër investimit në Zvërnec, ka ftuar të gjithë deputetët e PS dhe PD që të largohen nga partitë ku bëjnë pjesë dhe të bashkohen me protestuesit.
Duke i ftuar të ndjekin shembullin e deputetes Marjana Koçeku që u largua nga PS, ai tha se deputetët s’duhet të qëndrojnë në anën e errët të historisë.
“Desha të bëj 2 falënderime, i pari për protestën më të bukur dhe shembullin më të bukur europian dhe më gjerë. I dyti konsiston në rezolutën e PE që na dha të drejtë ne protestuesve të quajtur torollak, nga ky kryeministër torollak. Falenderim nga zemra për të gjithë pjesëmarrësit këtu dhe për ata që do të vijnë këtu. Ftoj të gjithë deputetët e PS e PD që të na bashkohen, të ndjekin shembullin e Koçekut. Të mos rrinë në anën e errët të historisë. Edi Rama largohu, sepse ne nuk largohemi”, tha një protestues.
Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve socialistë, Ardit Bido nuk synoi të largohej menjëherë nga Kuvendi pas seancës plenare, ku qindra protestues u mblodhën me thirrjet për dorëheqjen e kryeminisrit Edi Rama.
Bido tentoi të takohej me protestuesit për "t'i përshëndetur", po këta të fundit nuk e pritën mirë deputetin socialist. Mes palëve pati edhe shtyrje, situatë që kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Pasi marshuan te parlamentit, protestuesit kanë ndaluar para selisë së PD.
Ndërkohë një incident u shënua teksa ata kishin ndalur para PD. Situata u tensionua pranë selisë së PD-së, ku anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie iu kundërpërgjigjën protestuesve.
Për disa minuta pati shkëmbime verbale mes palëve, ndërsa protestuesit vijuan thirrjet kundër dy liderëve kryesorë politikë në vend.
Deputetët e mazhorancës panë për herë të parë nga afër një prej protestave që zhvillohen prej 19 ditësh në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë.
Protestuesit u mblodhën para Parlamentit ndërkohë që brenda godinës socialistët votonin rendin e ditës së seancës plenare. Në përfundim të saj, ligjvënësit u përitën jashtë me thirrjet hajdutë dhe tradhtarë, ndërsa lanë ambientet e Kuvendit pa asnjë incident.
Komente






