Një qytetar që ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet kundër investimit në Zvërnec, ka ftuar të gjithë deputetët e PS dhe PD që të largohen nga partitë ku bëjnë pjesë dhe të bashkohen me protestuesit.

Duke i ftuar të ndjekin shembullin e deputetes Marjana Koçeku që u largua nga PS, ai tha se deputetët s’duhet të qëndrojnë në anën e errët të historisë.

“Desha të bëj 2 falënderime, i pari për protestën më të bukur dhe shembullin më të bukur europian dhe më gjerë. I dyti konsiston në rezolutën e PE që na dha të drejtë ne protestuesve të quajtur torollak, nga ky kryeministër torollak. Falenderim nga zemra për të gjithë pjesëmarrësit këtu dhe për ata që do të vijnë këtu. Ftoj të gjithë deputetët e PS e PD që të na bashkohen, të ndjekin shembullin e Koçekut. Të mos rrinë në anën e errët të historisë. Edi Rama largohu, sepse ne nuk largohemi”, tha një protestues.


Lajmi kryesor:

Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria