TIRANË- Për të tretën ditë radhazi, qytetarët protestuan në Tiranë, kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec, duke kërkuar anulimin e tij.

Dy orë përpara se të grumbulloheshin në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama, ftoi në takim një përfaqësi me jo më shumë se 20 persona për të dëgjuar pretendimet e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ftoi të diskutojnë mbi projektin, dhunën policore, për investimet e huaja, për pronat e natyrën duke ia lënë atyre në dorë të zgjedhin kohën dhe vendin.

“Çuna, Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua - ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës - dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik. Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni. Nëse doni, natyrisht. Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama.

Por përgjigja u dha kur protesta nisi rreth orës 18.00, në një marshim nga Sheshi Skënderbej që u ndal poshtë zyrës së kreut të qeverisë duke refuzuar ftesën e kryeministrit.

Protestuesit të thirrur nga shoqëria civile u përgjigjën në kor ‘nuk ka dialog’, ndërsa kërkuan dorëheqjen e Ramës.

Me thirrjet Rama në burg, Berisha në burg, qytetarët vijuan të kërkonin anulimin të projektit në Zvërnec.

Si mesazh për mbrojtjen e natyrës nga ndërtimet, një prej protestuesve kishte zgjedhur të mbulohej me gjethe!

Protestuesit qëndruan përreth 3 orën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa nuk u shënua asnjë incident!

Por një grup prej tyre vijoi marshimin duke iu drejtuar selisë së PS dhe në disa rrugë të kryeqytetit ku edhe bllokun për disa momente trafikun.

 
 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
'Zvërneci'/ Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS dhe marshojnë rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën. Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Më tej, protestuesit vijuan lëvizjen në drejtim të zonës së Ushtarit të Panjohur, ku u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, në shenjë proteste. Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestës së mbrëmjes.

Ora 18:19
'Zvërneci'/ Mbahet në Tiranë protesta kundër investimit e thirrur nga ambientalistë dhe aktivistë, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog (VIDEO)

Po mbahet dhe këtë të martë në Tiranë protesta e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë që janë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, protestuesit nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e planit për të ndërtuar një resort në Zvërnec.

Në mesin e thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, disa protestues i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup përfaqësues prej tyre. "Nuk ka dialog" është përgjigjia në kor e disa prej të pranishmëve në tubim.

R.Xh/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 03/06/2026 09:18

    po po mblidhuni nja 20 vete, te skanojme gjthcka per ju, nga jeni nga sjeni kush jeni dhe pastaj tu blejme, no never

    Përgjigju
  • Gjergji: 03/06/2026 08:48

    Thyujani kockat ktyre pro grekeve te ndyre.Asnje vend i botes nuk e ka te mundur ekzistencen e zhvillinin ekonomik te vendit pa investime te huaja.Gomeret shqiptar jane kunder investimeve????Shtete te tera perpiqen te "thithin" investime te huaja duke filluar nga Amerika qe kerkon qe shtetet e huaja te investojne sty.Bythgrisunit shqiptar kerkojne te ruhet mjedisi mocalor,te shohin sorra,polbardha e pelikana,mushkoja e gjalperinj e te ruhet mjedisi,duke synur te pengojne investimet e jashtezakonesh me ne turizem ae sjell zhvillimin e vendit,vende te tera pune e natyrisht mireqenien.

    Përgjigju
    • Gjin Gjon Gjoka: 03/06/2026 12:26

      NUK ËSHTË IMVESTIM BIZNESI I VILAVE E HOTELEVE BETONIZUES.... INVESTIME JANË FABRIKAT, DHE INDUSTRIT E LEHTA OSE TË RËNDA... POR PËR INJORANTËT SI TY BETONIZIMI I LAGUNAVE DHE ZHDUKJA FAUNËS JU DUKET "INVESTIM". RESORTET MË TË SHTRENJTE NË BOTË JANË TË NDËRTUARA VETËM PREJ DRURI.... ME BETON NDËRTOJNË NË SHKRETËTIR SE ATY ËSHTË EVËSHTIR TË JETOJNË GJALLESA...

    • Leli: 03/06/2026 11:29

      Kockat u duhen thyer patronazhistave si ty!

  • Drini: 03/06/2026 01:42

    Investimi duhet te behet, Edi rama nuka ka pse terhiqet.Ne at mjedis shoqeeror , si ai ne Shqiperi po nuk veprove si Rama nuk ben dot asnje pune, sepse greket kete duan

    Përgjigju
  • Protest massive analiza: 02/06/2026 21:17

    Rama duhet ta kuptoje protesten e brezit te ri , duhet 10 ministra nga brezi i ri 24-31 vjec/e , duhet transparence per projektet ne Jon dhe zona me vlera kombetare , duhet zgjedhje parakohshme bashkia Tirone , duhet projekt per tram metro dhe pension minimal 300€ si fillim qe gjysherit te mos behen pengese per rinine pra te jetojne normalisht ! Ka edhe shume pika te tjera ! Duhet rinia te kete me shume mundesi! Lajmi i mire ? Ky brez po tregon qe eshte me lart sesa EU , ky brez aktual na ka bere krenar edhe pse jemi larg pra brez fantastik brezi i ri i lindur pas 2000 (sot 26-27 vjec ) pra rinia po merr ne dore fatet politike

    Përgjigju
    • Pune Makuterie: 03/06/2026 07:58

      Zverneci j bukur sic eshte i pelqyer edhe nga flamingot. Do te prishet, do te shemtohet. Ku do te derdhen fekalet e mijra njerezve? Ne Lagune? (sic praktikohet ne gjithe bregdetin, perpunimi mekanik i kthen fekalet nga te.ngurts ne leng dhe i derdh ne det).Kesht ne pak vjet pothuajse jane menderosur shumica e plazheve te vendit. Aq me keq qe Laguna nuk lejon shume dallge. Cfare milioneresh do te deshiroje te japin dy mije euro nata per nje plazh te piste? Ndoshta Borshi mund te lejonte nje projekt te madh si ky. Por dic duket, prane Sazanit prane aeroportit; grupi i miliardereve Jared plus dy vellezerit arabe plus .., duan me cdo kusht afer aeroportit dhe prones ne Sazan qe e miren si dhurate nga zemergjeresia jusj, por qe kerkon kohe dhe lek par infrastrukturen. Por po te ndertohet nj kompleks in madh ne Zvernec, vec mjedisit te shkaterruar, do te ndodhe si me pallatet e marines ne Durres qe u zhyten ne rere pa rene asnje termet. (larg qofte) si si i 2019. Nderptite Rama para se te jete vone. Edhe pse ke nje interes politik ndoshta e mendon si gje te mire per vendin, por nuk ben. Mos degjo servilat dhe as njerezit dru me pre te cilet te thone verberisht “Amin o hoxhe”. As studiot e arkitekteve, ata duan te bejne ca miljona euro. As Xharedin i cili do te kape kohen per te fituar sepse vetem dy vjet pushtet ngrlen. Zoti te dhente mend e kurajo!

  • nje protestues: 02/06/2026 17:55

    PO NUK E PRISHE PROJEKTIN PER ZVERNECIN DO TE VIJME NE ZYRE DHE DO TI SHKERDHEJME TURINJTE....

    Përgjigju
  • Ik o mashtrues: 02/06/2026 16:15

    Keshtu e mashtrove dhe Endri Shabanin ti ! Jep DORHEQJE !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?