Përpara gazetarëve të BE, kryeministri Edi Rama tha se për investimin në Zvërnec po punojnë arkitektët më të mirë të Shqipërisë dhe ende s'ka projekt. Ai u tha gazetarëve të merren me faktet ndërsa po flasin me njeriun e gabuar “në kohën dhe vendin e gabuar” pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.
“Nuk jam zgjuar kurrë një ditë të jetës sime me mendimin si të bëj diçka të shëmtuar. Gjithnjë kam besuar që bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë dhe kam luftuar gjithmonë për të bukurën. A kam pasur gjithnjë sukses? Jo. Shqipëria është një vend ku ju sfidj me fakte se numri më i madh i arkitektëve më të mirë të botës po punojnë së bashku, më vete për projektin. Këtë lloj përqendrimi nuk e gjeni në asnjë vend të Europës sepse duam të bukurën, cilësinë, gjëra që e ndryshojnë njëherë e mirë jo vetëm perceptimin në këtë vend. Pyetja është nëse unë, jam një njeri që merret me politikë dhe nëse kërkon të ndryshojë vendin e vet si kryeministër duhet të vihem në dyshim dhe trajtohem si njeri i pavlerë përballë ndërtesës ku punoj duke kërkuar gjëra që janë legjitime, i bën ata më të respektuar sesa unë? Pse? Sepse çdo politikan është hajdut? Çdo njeri është i korruptuar? Duhet t’u besoni fakteve sepse si mund të merremi me këtë oqean? Gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha. Po flisni me personin e gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar sepse keni ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një mediaje të madhe është por këta protestues thonë që ka një projekt. Çfarë është kjo?”, tha kryeministri.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nuk është anuluar, gënjeshtër! Kompania ende s’ka leje ndërtimi! Protestat? Tregojnë që jemi si çdo vend i BE










