Protesta kundër resortit të Zvërnecit po përhapet edhe në Diasporë. Krahas protestës që po zhvillohej në Vlorë, sot paradite dhjetëra qytetarë u mblodhën në Milano të Italisë dhe para ambasdës shqiptare në Britaninë e Madhe.
Edhe në Berlin, Gjermani një grup shqiptarësh protestuan me flamuj dhe pankarta në duar. Ata kënduan edhe në kor edhe himinin kombëtar.
Me pankarta dhe thirrjet për të mbrojtur Zvërnecin, shqiptarët protestuan edhe në ambasadën e Shqipërisë në SHBA.
Ndërkohë, shqiptarët u mblodhën në protestë edhe në Gjenevë para selisë së OKB-së.
Një ditë më parë protesta u zhvilluan edhe në Mynih të Gjermanisë ku qindra qytetarë bënë thirrje për mobilizim me moton “Atdheu nuk shitet”.

Foto nga protesta në Gjenevë
Protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec është shtrirë edhe në SHBA. Me pankarta në duar e flamuj shqiptarë, protestuesit u mblodhën para ambasadës së Shqipërisë në Uashington.
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur para ambasadës shqiptare në shenjë proteste për resortin në Zvërnec.
Nga pamjet shihet se ata mbanjë flamuj kuq e zi dhe pankarta ku lexohet ‘Shqipëria nuk është në shitje’.






