Një student tha se të rinjtë s’janë kundër investimeve, por nuk përkrahin investimet jo transparente. Më pas shtoi se në sheshin para kryeministrisë ka lindur shpresa për Shqipërinë.

“Jam para jush si një i ri që shokët e tij janë larguar nga politika. Kjo qeveri çdo ditë ia ka marrë shpresën këtij populli, por unë mendoj se Shqipëria do të bëhet pikërisht nga ne që jemi këtu! Ne nuk jemi kundër investimeve, ne jemi kundër vjedhjeve! Jemi kundër investimeve jo transparente. Ne jemi kundër pasurimit të politikanëve dhe oligarkëve në kurrizin tonë! Këtu sot ka lindur shpresa dhe ne do e bëjmë Shqipërinë!”, përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Pas përçarjes për Rinasin, studentët udhëheqin protestën! Sulmojnë komisioneren e BE: Narta s'bëhet Kos, garancitë s'pijnë ujë!