Zvicër, deputeti Schmid: Thaçi
i përfshirë në trafik armësh?

Zvicër, deputeti Schmid: Thaçi <br />i përfshirë në trafik armësh?
ZVICER - Claudio Schmid, deputet i Partisë Popullore Zviceriane në Parlamentin e Zyrihut ka bërë një sërë pyetjesh Qeverisë së Kantonit. Ai ka shtruar pyetjen se nëse ndaj ish-banorit të Zvicrës, Kryeministrit të sotëm të Kosovës, Hashim Thaçit ekziston ndonjë padi penale e ngritur në Kantonin e Zyrihut. Edhe dy bashkëpartiakët e tij, Walter Wobman dhe Sebastian Frechner kishin bërë të njëjtën pyetje në adresë të qeverisë federale.

Ndërkohë qeveria federale është përgjigjur se nuk është kompetente për çështjen në fjalë, shkruan gazeta "Aargauer Zeitung". Sipas së cilës Thaçi mendohet të ketë qenë i përfshirë në kontrabandën e armëve dhe në sulmet mbi qarqet serbe në Jugosllavi.

Schmid pyet më tutje “nëse kundër Thaçit në Kantonin e Zyrihut janë zhvilluar hetime që kanë të bëjnë me lëndët narkotike dhe nëse hetimet ndaj tij janë ndërprerë apo kanë filluar sërish”.

Pyetjet e pazakonta të deputetit vazhdojnë: “Çfarë ka bërë saktësisht Thaçi në Universitetin e Zyrihut, mos roli i studentit atij i ka shërbyer si maskë?

Në vitet ‘90 Thaci ka jetuar për disa vite me radhë në Dietikon, ku ka punuar si punëtor hekurudhe ndërsa ka qenë i regjistruar si student në Institutin e Shkencave Politike të Universitetit të Zyrihut.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit