ZVICËR - Deputetit të CVP/PDC Christian Lohr i është vjedhur karroca elektrike e invalidit në stacionin hekurudhor në Frauenfeld.

Sipas policisë, nuk ka ende të dhëna për autorët apo autorin që ka vjedhur karrocën e invalidit të deputetit Lohr si dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo ngjarje, por nuk përjashtojnë  as mundësinë që vjedhja të jetë bërë me dhunë.

Por, pavarësisht këtij akti të shëmtuar, kjo gjë nuk e ka penguar deputetin të kryejë punën e tij. "Puna ime si deputet nuk mund të mbetet pa u kryer", tha ai për Tagblatt.

Christian Lohr
(Foto: Deputeti Christian Lohr)

Policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e karrocës së deputetit Lohr dhe ka shpërndarë një fotografi të një karroce që është e ngjashme me atë të vjedhur duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Mësohet se karroca e vjedhur ka një peshë rreth 180 kilogramë.


(v.gj/shqiptarja.com)