Zvicër, “20minuten”: Zgjedhjet
në Kosovë i fitoi Mafia

Zvicër, “20minuten”: Zgjedhjet<br />në Kosovë i fitoi Mafia
PRESHEVE- “Mafia, fituese e zgjedhjeve në Kosovë” - “Mafia als Gewinnerin der Wahlen im Kosovo“. Ky është titulli i së përditshmes zvicerane “20minuten”, e cila shtjellon rrjedhën e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, në të cilat pati incidente dhe vjedhje të votave, sidomos në veri dhe pjesë të tjera të Kosovës. Për këtë ka raportuar edhe komandanti i KFOR-it, Patrick Gauchats, sipas të cilit qendrat e votimit në zgjedhjet e Kosovës ishin qendër e sulmeve nga bandat me qëllim përfitimi nga krimi i organizuar.

Zgjedhjet komunale ishtin të parat, ku morën pjesë 50.000 serbë të Veriut të Kosovës, të banuar kryesisht me shqiptarë. Qyteti i Mitrovicës është i ndarë në pjesë serbe dhe në pjesë shqiptare . Siç shkruan “20Minuten” u vunë re sulme nga njerëz të maskuar në qendrat e votimit dhe shkatërrim i kutive të votimit dhe materialeve të votimit.” Ata ishin shënjestër e sulmeve kundër qendrave të votimit", thotë komandanti i KFOR-it, Patrick Gauchat për “20Minuten”.

KRIMI I ORGANIZUAR SI FITUES
Një gjë është e sigurt: Zgjedhjet nuk kanë kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por në të kundërtën. 40.000 serbë të veriut të Kosovës duan të jenë të kontrolluar nga Serbia dhe të mos integrohen në Kosovë, përkundër sigurimit të një shkalle të caktuar autonomie.  Për ata në shënjestër është bojkoti i partive ultranacionaliste serbe para zgjedhjeve lokale. Katër orë para mbylljes zyrtare të qendrave të votimit, pjesëmarrja në zonat serbe ishte vetëm rreth 13 për qind.

Kundërshtarët e zgjedhjeve në veri të Kosovës gëzuan në mbrëmje për bojkotin. Ai kishte qenë i suksesshëm , tha Marko Jakshiç , një zyrtar i lartë i Partisë opozitare Demokratike të Serbisë (DSS) të ish-kryeministrit, Vojislav Koshtunica. Jaksiç, deputet në Kuvendin e Serbisë është konsideruar si kreu i bojkotit", shkruan shtypi zviceran, transmeton “Presheva jonë”.

Në këtë kohë, fituesit e zgjedhjeve të dështuara janë të qartë: Janë ato organizata kriminale, të cilat fitimin në këtë zonë e kishin të paligjshem për vite të tëra me armë dhe peëmes kontrabandës. Këta banditë, që sulmuan qendrat e votimit të dielën e parë dhe frikësuan votuesit, ka të ngjarë të jenë rekrutuar jo vetëm nga nacionalistët serbë , por edhe nga këto rreshta: Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka thënë: “Fati i serbëve të Kosovës duhet të vendoset nga vetë ata dhe jo nga ekstremistët e krahut të djathtë, ata kanë si domethënie fatkeqësinë. ”

Me një pjesëmarrje shumë të ulët të shqiptarëve krahasuar me pakicat serbe tani ata mund të marrin përgjegjësi politike në komunat serbe , edhe pse ata janë në fakt në pakicë. Veriorët e Kosovës me 40.000 serbë tani kontrollohen nga Serbia. Me zgjedhjet sepse duhet të integrohen në Kosovë ata siguruan një shkallë të caktuar autonomie. Zgjedhjet u konsiderua si një provë për marrëdhëniet e fqinjëve serbë të Kosovës dhe BE-së. Një total prej 1.7 milion banorë u thirrën në votime. Për 36 këshillat lokale morën pjesë më shumë se njëqind parti dhe shoqata të kandidatëve.

Marrë nga "Presheva Jonë"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane