Zvicër, policia arreston dy
shqiptarë me 2 kg heroinë

Zvicër, policia arreston dy<br />shqiptarë me 2 kg heroinë
ZYRIH - Policia e Kantonit të Zyrihut, gjatë një kontrollimi të dy personave ka gjetur në hapësirën e përparme të veturës dy kilogramë heroinë të futur në një qese. Të dy shqiptarët, njëri 25 e tjetri 42-vjeçar me këtë rast po mbahen në arrest nën dyshimin e marrjes me tregti droge.
 
Policët që po hetonin tregtinë e lëndëve narkotike kishin vënë re një veturë të dyshimtë me regjistrim të huaj që po lëvizte nëpër lagjen në qarkun numër 7 të qytetit të Zyrihut, bën të ditur policia e Kantonit të Zyrihut përmes një komunikate, shkruan Albinfo.
 
Në momentin kur në veturë hyri personi i dytë, policët ndërhynë dhe kontrolluan dy shqiptarët, me ç`rast në hapësirën e përparme të makinës gjetën qesen plastike me 2 kilogramë heroinë.
 
Gjatë kontrollimit të mëtejmë policia konstatoi se i riu 25-vjeçar nga Shqipëria po qëndronte ilegalisht në Shqipëri. Dy të arrestuarit, pas hetimeve të para do t`i dorëzohen prokurorisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë