Në Gjykatën Penale për krime në Gjenevë, është duke u mbajtur një proces gjyqësor kundër një të akuzuari me origjinë nga Kosova, i cili ka vrarë me kaçavidë një zviceran homoseksual 30 vjeçar, në pranverën e vitit 2013. Prokuroria ka kërkuar 18 vjet burg për shqiptarin, ndërsa mediat zviceriane shkruajnë se edhe ai vetë është homoseksual. Ndërkohë, shqiptari ka mohuar të jetë “gay”. “Isha i kërcënuar me vdekje, më keqtrajtonte, më rrihte, më fyente, madje ai më detyronte t’i bëja disa punë kundër vullnetit dhe dëshirës sime. Ai më kërcënonte dhe nga frika isha i detyruar”, ka thënë shqiptari
/Shqiptarja.com
