BALE (Zvicër), 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkin nënvizoi sot se Ukraina kishte nevojë për një armëpushim real në lindje të vendit duke shpresuar se marrëveshja për një ndërprerje të luftimeve duke nisur nga 9 dhjetori do të aplikohej, ndryshe nga më parë.
Ukraina ka nevojë për një armëpushim real dhe jo një njoftim", deklaroi Pavlo Klimkin për gazetarët në kuadër të takimit ministerial të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Ai iu referua njoftimit të bërë një ditë më parë nga presidenca ukrainase dhe separatistët prorusë për një ndërprerje të plotë të sulmeve në lindjen rebele duke nisur nga 9 dhjetori, përpjekje e re për t'i dhënë fund luftimeve disa mujore të përgjakshme. /
/ec/ a.jor.









