Zvicër, shqiptari përdhunon 455
herë të bijën, dënohet 4 vite burg
Dhunën seksuale ndaj të bijës, babai 55-vjeçar nga Kosova e pati filluar kur ajo ishte 9 vjeçe dhe e ndërpreu kur ishte 14 vjeçe, pasi e denoncoi bashkëshortja. Sot u dënua 4 vjet e 10 muaj burg.
ZVICËR - Ka dhunuar me qindra herë të bijën e mitur ndërsa Gjykata e landit në Landshut e ka dënuar me vetëm 4 vjet e dhjetë muaj burg kosovarin 55-vjeçar. Babai i pashpirt ka pranuar pjesërisht para trupit gjykues krimin, të cilin e ka kryer gjatë gjashtë viteve të fundit.
Siç bën të ditur media gjermane, wochenblatt.de, të cilës i referohet Albinfo në Zvicër, dhunën seksuale ndaj të bijës, ai e kishte filluar kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe e kishte ndërprerë vetëm kur e kishte denoncuar bashkëshortja, tashmë e ndarë nga ai.
Pranimi i veprës nga ana e tij kishte mundësuar, sipas gjykatës, që e bija të kursehej nga detyrimi për të dëshmuar për dhunën e pashembullt, që kishte përjetuar nga babai i saj biologjik. Si pasojë e traumave të pësuara, ajo i është nënshtruar për gjashtë javë një trajtim psikiatriki rehabilitues por, siç ka thënë gjatë procedurës paraprake, kujtimet e tmerrshme vazhdojnë ta mundojnë. Ajo ka thënë se është dhunuar "me mijëra herë".
Kur e ëma e vajzës, më 3 mars të këtij viti e ka ballafaquar ish-bashkëshortin me veprimet e kryera, 55-vjeçari i ka kërcënuar se do t`i vriste dhe do t`ia vinte flakën shtëpisë, nëse do ta denonconin në polici. Ato megjithatë e kishin denoncuar.
Ndërsa babai ka "arsyetuar" veprimet e tij perverse e të dhunshme me atë se "bashkëshortja gjatë kësaj periudhe ka qëndruar më tepër në Kosovë se sa me të në Gjermani, kështu që më është dashur të kujdesesha për pesë vajzat. Duke e larë në banjë vajzën e vogël më janë `ngjallur ndjenjat seksuale (!) ndaj saj", ka thënë ai.
Akuza e rëndon për 455 përdhunime seksuale, të cilat janë përshkruar me hollësi. Po ashtu aty thuhet se ai secilën herë ka përdorur dhunën fizike duke i shkaktuar të bijës hematoma në krahë. Ndërkaq i akuzuari relativizon numrin dhe veprimet, duke thënë se veprime të vërteta seksuale ndaj të bijës ka bërë "vetëm" kur ajo i ka mbushur 14 vjeç!
Përveç pranimit të veprës, si rrethanë tjetër lehtësuese për babanë e pashpirt, është marrë fakti se gjatë qëndrimit në burg ai ka qenë vazhdimisht i kërcënuar me dhunë nga të burgosurit tjerë. Për këtë arsye ai madje dy herë ka provuar të bënte vetëvrasje.
Përveç dënimit me 4 vjet e 10 muaj burg ai duhet edhe t`i paguajë një dëmshpërblim prej së paku 10 mijë euro vajzës së dhunuar. Po kështu, pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet në Kosovë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20