Zvicër/ Spiropali takohet me presidentin Zelensky në samitin e paqes për Ukrainën

Zvicër/ Spiropali takohet me presidentin Zelensky në samitin e paqes për Ukrainën

Ministrja Spiropali dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë në samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën që u zhvillua në Zvicër, në Burernstock pranë Lucernës.

Përmes një postimi në facebook, Spiropali ka ndarë disa foto, ku ndër të tjera ka dhe një selfie me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.  

“Samiti dyditor i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota dhe ia mbërriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së”, theksoi Spiropali në facebook.

Ndër Shqipëria përfaqësohej në këtë samit me presidentin Bajram Begaj dhe krah tij ishte dhe ministrja Spiropali.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg'

Shkodër/ Digjen 4 banesa në lagjen 'Skënderbeg'