Një aksident hekurudhor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 7:00 në Zvicër. Një tren doli nga shinat pasi në linjën Frutigen-Brig, midis Goppenstein dhe Brig, në Kantonin e Valais. Shkak i aksidentit u bë goditja e një orteku.
Sipas policisë së Valais, në tren ndodheshin 80 pasagjerë. Tridhjetë prej tyre u nxorën nga treni, raporton RSI, duke cituar burime policore. Trafiku hekurudhor do të mbetet i ndërprerë deri të paktën në orën 16:00 të nesërme.
"Priten vonesa dhe anulime", thuhet në faqen e internetit.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje, por numri i saktë i të lënduarve tyre ende nuk është përcaktuar.
Komente







