Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë.
Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e Zonës Schengen.
Në prill, Bashkimi Evropian vendosi që shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet anëtare të bllokut, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Këshilli Federal tha përmes një njoftimi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave, në kuptim të sigurisë, kontrolleve kufitare dhe të menaxhimit të migracionit.
Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në Zvicër vetëm me pasaportë biometrike dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë. Kjo kohëzgjatje vlen edhe për qëndrimin në 27 shtetet e BE-së.
Këshilli Federal i Zvicrës bëri të ditur se nëse shtetasit e Kosovës duan të punojnë në këtë shtet, ata duhet të pajisjen me vizë pune. Sipas njoftimit, shtetasit kosovarë mund të punojnë në Zvicër vetëm nëse janë profesionistë të kualifikuar apo nëse nuk ka punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës.
Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë shtet ka një diasporë të madhe kosovare./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.2%
-
Kurti
38.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2016
Lajme të tjera
-
A do ta gëlltisë Perëndimi edhe këtë farsë të Vuçiçit?
4 Tetor, 18:21
-
Përballja me gjigantët e Ballkanit në CL, Ilir Daja: Dinamo emër i madh, na duhet të respektojmë veten
4 Tetor, 16:49
-
Kosovë/ Hapet pikëkalimi kufitar në Bërnjak, mbetet e mbyllur Jarinja
4 Tetor, 12:15
-
Sulmi në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë për Report Tv: Armët prodhim serb, por Beogradi po përpiqet t’ia faturojë Bosnjës Hetimi të bëhet nga ndërkombëtarët
4 Tetor, 11:52
-
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Biden: Të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia për Kosovën! SHBA dhe BE të marrin masa ndaj Vuçiç
4 Tetor, 07:38
-
Rama për 'The Financial Times': NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës
3 Tetor, 18:50
-
Tensione në Preshevë/ Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe OSBE
3 Tetor, 16:32
-
Udhëhoqi sulmin terrorist në veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç
3 Tetor, 14:40
-
Vrasja e policit në Kosovë, Haziri në Report Tv: E panevojshme të zëvendësohet policia e Kosovës me KFOR-in në veri! Serbia duhet ndëshkuar, të merren masa drastike
3 Tetor, 13:25
-
‘Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiç’, ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon intervistën e Vuçiçit në CNN
3 Tetor, 10:39
-
Grabiti banesën e ministres në Kosovë, arrestohet një 33-vjeçare
3 Tetor, 09:31
-
PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri
3 Tetor, 08:46