Zvicra i dorëzon Serbisë ish ushtarin e UÇK-së

Zvicra i dorëzon Serbisë ish ushtarin e UÇK-së
Zvicra i ka dorëzuar Serbisë Shemsi Nuhiun, ish ushtar i UÇK-së, shqiptar nga Kosova, konfirmon Ministria e Drejtësisë e Zvicrës.

Edhe Televizioni Publik Serb RTS, ka shfaqur pamje të tre policëve serbë duke e marë Nuhiun të lidhur me pranga dhe duke e futur në aeroplanin Zurich-Beograd, pasi ai gjendej nën arrest në Zvicër, nga prilli 2011.

Ministria e Drejtësisë e Zvicrës ka konfirmuar të mërkurën vonë se Nuhiu është shtetas i Serbisë me dukumentet e vjetra të kërkesës për strehim, por u ka thënë autoriteteve në Zvicër se është nga Kosova. Beogradi e akuzon për krime lufte si pjestar i UÇK-së në zonën operative të Gjilanit në vitin 1999.

Kërkesa për ekstradim e Serbisë e akuzon atë për vrasje, tortura dhe dhunim. Disa apele kundër ekstradimit, duke e përfshirë një në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), kanë dështuar.

Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë së Zvicrës autoritetet serbe kanë garantuar që gjykimi do të bëhet në përputhje me konventat e të drejtave të njeriut. Garancitë përfshijnë edhe vizitat e përfaqësuesit zviceran në burg, dhe pjesëmarrjen e tij si vëzhgues në gjykim.
Përpos disa protestave muajin e kaluar të bashkëluftëtarëve të Nuhiut, peticionit të 14 mijë qytetarëve organizuar nga shoqata "Vatra", ende nuk ka asnjë reagim nga shoqatat e dalura nga lufta dhe autoritetet e Kosovës. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate