Zvicra identifikoi raste me Omicron, ashpërson masat anti-COVID

Zvicra identifikoi raste me Omicron, ashpërson masat anti-COVID

Zvicra ka marrë masa të reja anti-COVID pasi qeveria po përpiqet të shmang një valë tjetër pandemie, por edhe nën kërcënimin e përhapjes së variantit të ri Omicron. Autoritet shëndetësore kanë identifikuar tre raste me Omicron.

Nga masat e marra është vendosur që maska anti-COVID duhet të mbahet në çdo ambient të mbyllur. Ndërkohë do vihet në funksion edhe certifikata COVID, për në evente por hapësira të tjera të mbyllura.  

Këto masa do të futen në fuqi me datë 6 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri më 24 janar.

“Këshilli Federal momentalisht e vlerëson situatën si shumë kritike, Paraqitja e variantit Omicron gjithashtu paraqet sfida të reja për reagimin ndaj pandemisë”, tha qeveria në një deklaratë.

Shteti me 8.7 milionë banorë po lufton ndaj një rritje në numër të infeksioneve me më shumë se 96 mijë raste të konfirmuara në 14 ditë të fundit dhe një numër rekord të vdekjeve prej 11, 340 personash më 29 nëtor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin