Zvicra kalon në vend të parë me investimet e huaja në Shqipëri

Zvicra kalon në vend të parë me investimet e huaja në Shqipëri

Që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019), sipas Bankës së Shqipërisë.

Investimet nga Zvicra u rritën me shpejtësi që nga tremujori i dytë 2016, kur filloi ndërtimi i gazsjellësit TAP, teksa ky është shteti ku gazsjellësi ka zyrat qendrore, ndonëse investimet bëhen nga një konglomerat vendesh. Aksionerët e TAP janë britanikja BP (20%); SOCAR (20%) nga Azerbajxhani; Snam S.p.A. (20%) nga Italia; Fluxys (19%) nga Belgjika, Enagás (16%) nga Spanja dhe Axpo (5%) nga Zvicra. Investitori i dytë më i madh në vite është Greqia, me një stok prej 1.14 miliardë eurosh, si rrjedhojë e investimeve në telekomunikacione dhe banka, por që prej disa vitesh janë në stanjacion.

Në vend të tretë është Holanda, me një stok prej 1.1 miliardë eurosh, i ndjekur nga Kanadaja me 976 milionë euro (efekti i Bankers Petroleum, që tashmë u ka kaluar kinezëve), Italia (693 milionë euro), Turqia (578 milionë euro).

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!