Votuesit zviceranë kanë hedhur poshtë përmes një referendumi propozimin për ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në restorante dhe bare.

Plani është kundërshtuar nga 66 për qind, ndërsa 34 për qind e kanë mbështetur iniciativën e disa grupeve shëndetësore dhe ato kundër duhanit, informon agjencia e lajmeve, DPA.

Nën ligjet aktuale mbi pirjen e duhanit pronarët e restorantëve mund të lejojnë mysafirët që të tymosin duhan në këndet e caktuara.

Shumë kantone kanë pasur reegulla më strikte, por inicativa nuk është mbështetur madje as në këto rajone. Qeveria dhe organizatat e biznesit kanë lobuar në favor të rregullave aktuale, që kanë hyrë në fuqi në vitin 2010.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)