Zvicra padit deputetin kosovar Azem Syla, nga rradhët e PDK-së

Zvicra padit deputetin kosovar Azem Syla, nga rradhët e PDK-së
Prokuroria zvicerane ka ngritur padi për mashtrim ndaj Azem Sylës, deputetit të Parlamentit të Kosovës nga rradha e PDK-së. 
Prokurori Felix Bänziger ka deklaruar se i padituri ka kryer shkelje të ligjeve federale për përfitim të ndihmave dhe mashtrim. 
Mediat zvicerane flasin për shumën prej 426 mijë frangave që supozohet se Syla ka përfituar për vite me radhë në mënyrë të paligjshme. Edhepse i është kërkuar të kthej pas 191 mijë franga, kjo do të jetë e vështirë për shkak të sistemit të komplikuar të pagesave dhe që në masë të madhe varet nga Sigurimi i Kantonit të Solothurnit.
Gjykata Administrative e kantonit Solothurn, në muajin shkurt të këtij viti ka vendosur për dëbimin e Sylës deri më 15 maj 2012 nga shteti i Zvicrës. 
Por deputeti Azem Syla ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Federale. 
Azem Syla vie nga rradhët e PDK-së. Por, e kaluara e tij lidhet edhe me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ku ai emërohet Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe strukturën e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot