Zvicra pro anëtarësimit të Kosovës
në UNESCO,Thaçi: Faleminderit!

Zvicra pro anëtarësimit të Kosovës<br />në UNESCO,Thaçi: Faleminderit!
Zvicra do të jetë në krah të Kosovës për tu antarësuar në UNESCO. Lajmi u konfirmua nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Shashim Thaci i cili tha se Zvicra është në krah të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Thaci falenderon për mbështetjen homologun zvicerian Didier Burkhalter.

Sapo u informova nga homologu zviceran Didier Burkhalter, që edhe Zvicra ka vendosur të përkrah Republikën e Kosovës në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO. Falënderoj shumë për ndihmën helvetike“, shkruan Thaci.

Këshilli Ekzekutiv i UNNESCO-­s do të mblidhet nga 7 deri më 22 tetor për kërkesën e Kosovës, propozues zyrtar i të cilës është Shqipëria. Për të do të deklarohen 58 vendet anëtare të KE­-së e votimi pritet të ndodhë më 20 tetor.

Pas propozimit të Shqipërisë janë edhe 43 vende anëtare të UNESCO-s, por, sipas gazetës së Beogradit, jo të gjitha vendet anëtare në KE që e kanë njohur Kosovës e kanë përkrahur këtë iniciativë.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot