Zvicra sakrifikon sekretin bankar
amerikanët s'fshehin dot më para
Në të ardhmen, qytetarët amerikanë mund të mos kenë më mundësi të fshehin para të padeklaruara në Zvicër. Parlamenti në Bernë miratoi një marrëveshje dypalëshe me pasoja të gjera për sekretin bankar.
ZVICER - Në të ardhmen, qytetarët amerikanë mund të mos kenë më mundësi të fshehin para të padeklaruara në Zvicër. Parlamenti në Bernë miratoi një marrëveshje dypalëshe me pasoja të gjera për sekretin bankar.
Në luftën kundër evazionit fiskal, Parlamenti i Zvicrës miratoi zbatimin e një ligji amerikan, me të cilin de facto shfuqizohet sekreti bankar. Këshilli Kombëtar në Bernë, votoi me shumicë të qartë përcjelljen pothuajse të plotë të të dhënave fiskale Shteteve të Bashkuara: për të ashtuquajturin ligji FACTA votuan 112 deputetë, 51 votuan kundër dhe 21 parlamentarë abstenuan.
Sipas marrëveshjes FACTA ("Foreign Account Tax Compliance Act"), të dhënat për llogaritë nuk mund të përcillen automatikisht por vetëm me miratimin e klientit. Por nëse klienti e refuzon këtë, këmbimi i të dhënave është megjithatë i mundur në bazë të një marrëveshjeje ekzistuese për tatimin e dyfishtë.
Kërcënim për përjashtim nga tregu amerikan i kapitalitMasat e kontestuara do të hyjnë në fuqi në korrik 2014, bëri të ditur agjencia zviceriane e lajmeve SDA. Bankat zviceriane të cilat më parë kanë pranuar miliarda nga pasuri të padeklaruara të qytetarëve amerikanë, kërcënohen të përjashtohen nga tregu amerikan i kapitalit nëse nuk kooperojnë. Masat prekin llogari bankare aktuale dhe të ardhme të shtetasve amerikanë në Zvicër. Pak kohë më parë të dy vendet ranë dakord për trajtimin e pasurisë së patatuar nga e kaluara. Sipas marrëveshjes bankar zviceriane mund të shmangin pasojat me anë të pagimit të gjobave.
Në Zvicër pati qendresë kundër FACTA-s si nga kampi i djathtë ashtu edhe ai i majtë. Partia Popullore Zviceriane nacional-konservatore (SVP) dështoi me kërkesën e saj për të mos e trajtuar aspak projektligjin, pasi një adoptim i të drejtës fiskale të huaj nuk ishte i pranueshëm. Po kështu u kundërshtua edhe një kërkesë e të gjelbërve, të cilët në vend të FACTA-s synojnë një model me këmbim të plotë automatik të informacionit.
Marrë nga Deutsche Welle
Redaksia online
(j.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35