Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri! Një gjyqtar, 500 dosje në vit! Harta e re gjyqësore domosdoshmëri

35 mijë dosje stok janë në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Lartë, e cila edhe pse aktualisht me 9 gjyqtare, nuk është në kapacitetet e saj të plota. Disa nga këto çështje janë që nga 2010, ndërsa kolegji civil përmban dhe stokun më të madh të dosjeve me 18 mijë të tilla. Në bilancin e punëve të bëra gjatë një viti, Gjykata e Lartë ka marrë vendime për 3609 çështje të ndara sipas kolegjeve përkatëse.  

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi teksa vë theksin te numri i lartë i çështjeve të prapambetura që presin për t'u gjykuar, paralajmëron se ky institucion rrezikohet nga krijimi i një stoku të ri dosjesh për shkak të depozitimit të shumë rekurseve të pabazuara nga avokatët dhe institucionet publike. Një tjetër problem sipas Sadushit është edhe numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve ku për një 100 mijë banorë, Shqipëria ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Për shkak të numrit të lartë të dosjeve, Sadushi tha se një gjyqtari i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është e papërballueshme.

"Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të dalë nga kolapsi ku e gjetëm këtë institucion, për këtë duhet durim. Gjatë këtij viti u emëruan 6 gjyqtarë dhe jemi në pritje të 5 të tjerëve. Vetëm me 9 gjyqtar kemi formuar 9 trupa gjyqësore me nga 3 gjyqtar. Kjo ngarkesë ka kërkuar angazhimin maksimal të gjyqtarëve që kryejnë detyrën edhe si pjesë e trupave të ndryshme gjyqësore. Kjo është situatë e pazakontë për Gjykatën e Lartë dhe sistemin e drejtësisë. Ky është viti i ngritjes së qendrës së dokumentacionit. Përshtatja e kuadrit ligjor me  fokus kthimin e Gjykatës s Lartë në një gjykatë ligj kanë sjellë një efekt pozitiv në cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes. Gjatë 2021, çështjet e reja të regjistruara janë 2847, ndërsa numri i 35837 mijë çështjeve që pritet të gjykohen është drejt uljes. Numri i vendimeve të marra gjatë 2021 është më i lartë se çështjet e regjistruara. Janë dhënë 3609 vendime. Sfida më e madhe e Gjykata e Lartë mbetet numri i lartë i çështjeve që presin shqyrtimin. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe strategji koherente. Gjykata e Lartë e ka të qarët situatën ku ndodhet dhe ka hartuar një plan veprimi. Paraqitet domosdoshmëri ndryshimi i mentalitetit juridik. Evadimi i çështjeve të prapambetura duhet ët pranohet si shqetësim mbi përfaqësimin profesional si të institucioneve publike dhe avokatëve. I kanë të gjitha mundësitë për uljen e këtyre çështjeve. Ka numër të lartë rekursesh të pabazuara që paraqiten në Gjykatën e Lartë. Nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe avokatëve se moskalimi i rekurseve është përgjegjësi e tyre. Çështje që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhënie të punës apo dëmshpërblime të tjera, janë të papranueshme. janë 5404 çështje ku gjyqhumbës janë organet publike. Një tjetër shqetësim është rreziku i krijimit të një stoku të ri çështjes. Sjelljet e avokatëve mbeten të papërshtatshme me praktikën e konsoliduar të kësaj gjykate. Jo çdo konflikt ligjor duhet ët shkojë në Gjykatën e Lartë. Gjykimi në Gjykatën e Lartë është gjykim ligji jo fakti dhe ky parim duhet të mbahet parasysh nga të gjithë", u shpreh ai.

Lidhur me hartën e re gjyqësore ku reduktohen ndjeshëm numri i gjykatave të shkallës së parë në vend dhe mbetet vetëm një gjykatë Apeli, Sadushi tha se është një domosdoshmëri dhe zgjidhja më e papranueshme që do i shërbejë strukturimit të institucioneve të gjyqësorit.

"Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit. Sot kemi 6 Gjykata Apeli që kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje dhe vetëm me një gjykatë eliminohet ky rrezik dhe është mundësi e mirë për efektivitet në gjykim. Kjo hartë gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë. Një hartë gjyqësore që i strukturon institucionet gjyqësore, është zgjidhja më e pranueshme. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi", u shpreh ai.

Dy ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia publikuan propozimin për një hartë të re. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë Apeli në Tiranë. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurse të pabazuara, rrisin stokun e dosjeve

Sokol Sadushi tha se përveç vakancave në Gjykatën e Lartë një tjetër problem që rrit numrin e dosjeve janë rekurset e avokatëve dhe institucioneve të publike që bëhen në mënyrë të pabazuar. Sadushi tha se nëse hiqet dorë nga këto rekurse mund të sjellë një lehtësim të situatës.  

“Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Nëse heqin dore nga rekurset e pabazuara do të ulë ndjeshëm këtë dosje. Unë i qëndrojë idesë se duhet të ketë më shumë këshilltarë se gjyqtarë, por nuk jam kundër dhe shtimit të tyre”, tha Sadushi

Ora 10:35
Harta e re gjyqësore, Sadushi: Domosdoshmëri! Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e konsideroi domosdoshmëri një hartë të re gjyqësore, teksa tha se strukturimi i institucioneve gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Problem sipas tij është numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Sadushit, për një 100 mijë banorë, Shqipëria ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë.

"Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit. Sot kemi 6 Gjykata Apeli që kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje dhe vetëm me një gjykatë eliminohet ky rrezik dhe është mundësi e mirë për efektivitet në gjykim. Kjo hartë gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë. Një hartë gjyqësore që i strukturon institucionet gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Numri i gjyqtarëve është një problem tjetër. Numri i tyre dhe i prokurorëve duhet ët jetë shumë më i larë nga ç'është. Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Kjo është çështje tjetër që besoj se në mënyrë graduale do e ketë dhe zgjidhjen. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi", u shpreh ai.

Ora 10:29
Sadushi: 500 dosje në vit për një gjyqtar është i lartë! Kemi gjetur çështje të 2010 pa shqyrtuar

Gjykata e Lartë nuk funksionon me kapacitete të plot për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kjo tha zëvendës kryetar Sokol Sadushi se një gjyqtar i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është një numër shumë i lartë. Ai tha se ka gjetur çështje pa shqyrtuar që nga 2010, ndërsa kolegji civil ka numrin më të madh të dosjeve stok me mbi 18 mijë të tilla.

“Për 2021 numri i vendimet të marra nga gjykata e Lartë ka arritur 3609 çështje të ndara sipas kolegjeve përkatëse. Dhënia e vendimeve në kohë dhe cilësi është detyra jonë, por kjo gjykatë nuk është në kapacitetin e saj maksimal dhe kjo duhet kuptuar. Me ardhjen e gjyqtarëve të rinj janë disa proceduar që kërkon kohë dhe duke mos qenë në kapacitet të plotë numri i këtyre çështjeve nuk mund të evadohet shpejtë. Janë 500 çështje për gjyqtarë në vit, është shumë i madh. Situata më e vështirë është në kolegjin civile, janë 18 mijë çështje. Kemi gjetur në Gjykatën e Lartë çështje të vitit 2010 pa shqyrtuar”, tha Sadushi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhm: 30/12/2021 11:10

    Gjygjtaret te ndalojne marrjen e vendimeve jashte ligjit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille