Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: BE dhe qeveria shqiptare 5.2 mln euro grante për turizmin rural dhe atë artizanal! Sektor kyç për ekonominë, zgjat gjatë gjithë vitit

5.2 milionë euro grante nga BE dhe qeveria shqiptare i janë dedikuar të gjithë fermerëve dhe kujtdo që kërkon të investojë në turizmin rural dhe atë artizanal. Zv.ministri i Bujqësisë Enio Civici tha në "Studio Live" në Report Tv për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj se fokusi i thirrjes së katër për fermerët për përfitimin nga fondet e IPARD II është pikërisht turizmi rural dhe ai artizanal i punimit të qilimave apo përpunimit të bakrit etj.

Civici tha se ky fond sigurohet 75% nga BE dhe 25% nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ky turizëm është kyç për ekonominë pasi zgjat gjatë gjithë vitit.

"5.2 mln euro për turizmit rural dhe artizanatit. Janë grante dhe jepem për kantinat e verës, bujtinat, apo copëza të sipërmarrjes në zonat rurale aty mund të përfshihesh. Ky fond është 75 % nga BE dhe 25 % nga qeveria shqiptare. Kemi raste kur një turizëm rural punëson  mbi 100 ferma që punojnë dhe prodhojnë për të dhe këto vijnë duke u përmirësuar. Turizmi detar është me sezon, kurse kjo zgjat gjithë vitin dhe ushqehet nga vetë shqiptarët dhe trevat rreth nesh. Aktualisht në 4 vite kemi rritje të jashtëzakonshme dhe cilësisë së agro-turizmit. Synimi është edhe forcimi i artizanatit i punimit të qilimave dhe përpunimit të bakrit", tha Civici.

Në 4 vitet e fundit, zhvillimi i bujtinave dhe agro-turizmit ka qenë tepër i madh, ku zv.ministri i Bujqësisë Civici tha vendi është në të njëjtin nivel me rajonin, ne mos edhe pak më mirë.

"Para 4 vitesh ne këto diskutime nuk i bënim, flisnim për turizëm detare dhe lufta bëhej  3 apo 5 muaj sa do e mbajmë hapur. Ky është një nga turizmet më të rëndësishme të vendit tonë. Jemi thuajse në të njëjtin nivel ose pak më mirë krahasuar me rajonin qoftë me njësi shërbimi dhe produkte që ofrojnë,  por duhet ta mbajmë pasi konkurrenca është e jashtëzakonshme. Duhet të angazhojmë të gjithë popullsinë rurale pasi ashtu krijohet identiteti, vetëm këtu vijojmë të jemi në krye të këtij shërbimi. Këto bujtina janë nga veri deri në jug në mënyrë thuajse të njëtrajtshme. Ka disa zona pak më të buta nga pikëpamja natyrore që kanë intensitet pak më të lartë, ndërsa zona veri-lindore kërkon pak angazhim më të madh nga ana jonë përmes angazhimit infrastrukturor dhe investime pasi ka shumë kërkesa nga kjo zonë", tha Civici.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike