Shqipëria e ka të nevojshme një amnisti të ri me qëllim nxitjen e dorëzimit vullnetar të armëve, por Ministria e Brendshme nuk ka një datë për këtë iniciativë.
"Jo vetëm të miratojmë një iniciativë të radhës, pra një amnisti të rradhës. Në amnistinë e 2017-ës nuk kishim aq sa mund të pretendonim nga një strategji e cilia paraprihet nga një punë shumë e mirë e ndërgjegjësimit të komunitetit në bashkëpunim me çdo aktor, përfshirë këtu median dhe shoqërinë civile. Duhet paraqitur një ndërgjegjësim masiv mbi rrisqet", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.
Deklarata u bë në një takim të organizuar nga OSBE mbi rrezikun nga armët e vogla ndërkohë zv/ministri foli edhe për strukturën e re të policisë e cila ka në vëmendje krimin kibernetik.
"Krimi kribernetik, nëse ne aktualisht kemi sektor, kalon në nivel drejtorie dhe drejtoria e IT kalon në nivel departamenti. Kemi edhe zyrën e rikuperimit të aseteve kriminale. Krijohet jo vetëm si nevojë e përmbushjes së detyrimeve të BE, por edhe si nevojë e një elementi transnacional të krimit të organizuar", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.
Zv/ministri Lamallari iu shmang pyetjes për penalizimin që struktura e re u bën qindra punonjësve të policisë me bashkimin në një të gradave “inspektor”.
"Çdo propozim, sugjerim dhe vendimmarrje që është bërë, është bërë si pjesë e produktit të konsultimit të përbashkët. Pra ka patur një grup pune specifikisht për këtë qëllim. Janë konsultuar mendimet e të gjitha strukturave, por edhe mendimet dhe vlerësimet të raporteve të ndryshme sidomos atyre që asistojnë policinë e shtetit", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.
Struktura e re trajton në të njëjtat kushte një inspektor që sapo ka dalë nga Akademia e Sigurisë me ata që mund të kenë 15 apo 20 vite eksperiencë pune brenda radhëve të policisë. Reparti RENEA, FNSH dhe struktura të tjera u ankuan pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me gradën inspektor i thjesht prek pagën e tyre edhe nuk u jep mundësi promovimi.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
7 Nëntor, 15:06
-
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
5 Nëntor, 16:16
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal
4 Nëntor, 11:46
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID
25 Tetor, 21:15
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
25 Tetor, 11:54
-
Ministria e Brendshme njofton shqiptarët që jetojnë jashtë për aplikimin për Letërnjoftim Elektronik ose Pasaportën Biometrike
25 Tetor, 11:48
ti je cun me shkolle. e depolitizoni pak kete policine se i eshte qepur opozites kemba kembes.
PërgjigjuBravo Llari!
Përgjigju