Zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Sardoner, ka pranuar sot publikisht se Neymar kërkon të rikthehet në ‘Camp Nou’. Numri 2 i klubit ka deklaruar se futbollisti ka shprehur hapur dëshirën, por Barcelona për momentin po shikon nëse janë mundësitë për të bërë diçka të tillë realitet.
Cardoner në prononcimin e tij ka lënë të kuptohet se Barcelona ende nuk e ka përtypur largimin e brazilianit dy vite më parë, ndërsa gjithashtu ka bërë të qartë se bisedimet me Paris SG ende nuk kanë nisur.