Kryetari i Kuvendit,Gramoz Ruçi, priti Zëvëndëspresidenten e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská, dhe delegacionin që e shoqëron, të cilët ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare të Komisionit të Shëndetësisë dhe Politikave Sociale të Senatit.
Në fokus të këtij takimi është diskutuar rreth marrëdhënieve të mira që ka Shqipëria dhe Republika Çeke. Bashkëpunimi dypalësh ka ardhur duke u intensifikuar, çka është dëshmuar edhe nga shtimi i kontakteve të niveleve të larta.
Zëvëndëspresidentja e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin për marrëdhëniet e bashkëpunimin me Çekinë dhe bëri me dije se “Republika Çeke do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme dhe lobuese për integrimin europian të Shqipërisë dhe do të vazhdojë e zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fushën politike, ekonmike, kulturore etj.”
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe Zëvëndëspresidenteja e Senatit, Miluše Horská, biseduan edhe për disa aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh, si shkëmbimet ekonomike e tregëtare , të cilat duhet të ndjekin bashkëpunimin politik, turizmi, shkëmbimet universitare dhe të studentëve etj.
“Shqipëria i është mirënjohëse Republikës Çeke dhe katër vendeve të grupit te Vishegradit për mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Pavarësisht vendimit të Këshillit Europian të 17-18 tetorit, reformat tona do të vazhdojnë dhe mbështetja gjithashtu.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Granmoz Ruçi.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor, 21:27
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor, 18:40
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor, 13:29
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28