Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, ka reaguar fill pas një interviste të ish badigardit të Sali Berishës, Sali Lushaj i cili tregoi versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit.

Përmes një reagimi, Haklaj hedh një sërë akuzash ndaj ish kryeministrit lidhur me zinxhirin e ekzekutimeve në Tropojë dhe gjithë Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo shprehet se disponon një listë të disa prej krimeve që janë kryer me urdhër të Sali Berishës në gjithë Shqipërinë, raporton “TemA”.

“Na vjen gërdi me ju kthye ju përgjigje Salehave dhe tradhtareve te kombit. Por i keqi  të bën të keq si veten, se të nxën rrugën e nuk ke ku shkon pa u marr me të.

Por përgjigjen në fakt e morët nga shqiptarët.

Marrja rrinë dhe i zoti nuk rrinë i thonë, një fjale. Fatmir Haklaj e ka pas thanë një fjale, kure te shkoje unë zgjidhen të gjithë zagaret. Tani pas 21 vitesh ja nisen me u zgjidhe zagaret.

Deri ku arrin poshtërsia! Ja kush i ka ngelur Berishës për të shpifur! Nuk do të kishte fat tjetër PD vetëm këtë që ka në ditët e sotme, kur arrin të merret me fundërrinat e kombit.

Gjyshi thoshte njeriu shkon sa shkon dhe kthehet ne brumin e tij. Nuk ka me shkue pa shkue ne gjakun e tij. I keqi  të bën të keq si veten, se të nxën rrugën e nuk ke ku shkon pa u marr me të.

Baba i tije i ka kërcenue kamaret tanë me vdekje ose të dëshmojnë për gjyshin tonë që ka pasur lidhje me kaçakët e Partisë Komuniste. Tradhtarë dhe armiq të Popullit jeni ju që përpiqeni me çdo mënyrë për të sabotuar të ardhmen e vendit.

Ato krime që ju keni bërë përpiqeni t'jua kaloni të tjerëve. Tani dihet mirë kush janë Haklajt dhe kush jeni ju, që keni tradhtuar në çdo sekondë interesat e Atdheut.

Po Ilir Konushevcin e Hazir Malën kush i ka vrarë në vendlindje tradhtare? Çfarë lidhje kishim ne me Ahmet Krasniqin?

Kurrë në jetën tonë nuk kemi pasur asnjë ndikim ose lidhje me këtë ngjarje. Shpifsa dhe ordinere të ndyrë që nuk keni dinjitet as fytyrë.

Do të përgjigjeni para drejtësisë për të gjitha shpifjet dhe vrasjet që keni bërë. Deklaroheni që ata nuk do të ktheheshin të gjallë në Tropojë, tregoni hapur që jeni parti Kriminale.

Në fakt ata nuk do të fëlliqenin duart me ty se ty vetëm shpulla do të jepnin po t'ju dilshe në rrugë sepse nuk do të kishin asgjë tjetër për ty fundërrinë me çdo qenie që ekziston.

Ju paskeni një Liste për ngjarjet e Tropojës, por ne kemi një Liste per krimet qe ju keni bere ne te gjithe Shqiperine“, shkruan Zylfie Haklaj. /Tema