Ekskluzive-Intervista/ Zylfie Haklaj: Ja si Sali Berisha punoi kundër Kosovës (E plotë)

Kosova është rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendjen e opinionit publik pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ky zhvillim ka bërë që Zylfie Haklaj motra e katër vëllezërve Haklaj të vrarë të risjellë në vëmendje të shqiptarëve rolin e tropojanëvë dhe të familjes Haklaj në luftën për liri të Kosovës.

Ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” Zylfie Haklaj rrëfen se çfarë ajo di për vrasjen e një njeriu të rëndësishëm për UÇK siç ishte Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe për vrasjen e mjekut Hazir Malaj. Zylfie Haklaj ngre disa pikëpyetje për rolin e Sali Berishës gjatë luftës së Kosovës.

Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Ajo akuzon ish-presidentin e asaj kohe se ka punuar kundër luftës çlirimtare të kosovarëve. Gjithashtu Zylfie Haklaj jep arsyet se përse sipas saj u vra i vëllai Shkëlqim Haklaj.

Në këtë rrëfim të ri për "Shqiptarja.com" Zylfie Haklaj tregon një ngjarje që lidhet me Suedinë ku ajo jeton. Zylfia tregon se vetë Sali Berisha përmes njerëzve të tij njoftoi shtetin suedez se ajo kishte lidhje me një “kriminel lufte” i cili ishte Ramush Haradinaj.

Haklajt, Berisha dhe Kosova

Në fillim të këtij rrëfimi të ri, Zylfie Haklaj thotë se “në të gjitha kohërat, Shqipëria ka patur figura te ndritura, po ashtu edhe në demokraci, siç është Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe shumë figura të tjera të cilët ja rrisin nderin dhe vlerat kombit shqiptarë”.

Por fatkeqësisht pohon ajo, disa politikanë të vetëshpallur si personalitete kombëtare, siç është tradhtari i kombit Sali Berisha, janë krimi dhe turpi i kombit, i cili na quajti ne të lidhur me serbin dhe me Bin Laden, por koha e vërtetoi të kundërtën, se në të vërtetë është vetë Saliu vegël dhe shërbëtor i qarqeve më të rrezikshme e kriminale me përmasa botërore.

Më tej Zylfie Haklja tregon për rrolin e familjes së saj para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ajo thotë: Familja Haklaj nuk ka bërë kurrë pazare në kurriz të çështjes kombëtare, por përkundrazi familja jonë ka dhënë ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen e saj gjatë të gjitha kohëve për sa i përket çështjes shqiptare të Kosovës.

Këtë Zylfie Haklaj e ilustron me disa të dhëna që lidhen me të vëllain.

"Halili, vëllai ynë ka dhënë kontributin e tij që përpara 1990, i cili ka patur lidhje me Grupin e Rezistencës, ku bënte pjesë edhe Mentor Kaci, i cili është nga Gjakova dhe një nga anëtarët e grupit të rezistencës. Grupi i rezistencës u dekonspirua dhe të gjithë anëtarët e saj u arrestuan nga shteti serb dhe njëkohësisht edhe vëllai ynë Halili u dënua në mungesë në gjykatën e Pejës, nga shteti serb me 8 vite burg."

Sipas saj ka një kontrast shumë të thellë mes familjes Haklaj dhe vetë Sali Berishës për të cilin thotë: “Saliu, një antikombëtar i vërtetuar, i cili përçau dhe nxitësi i vëllavrasjes, ja se si shprehet përpara tropojanëve në mitingun e 22 qershorit 1997.

”Do të shfarosim komunizmin, do të çrrënjosim komunizmin, farën e serbit, farën e përçarjes, farën e ndasive kombëtare". Ata që duan të marrin vota me serbin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë votën e serbit. Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnjë votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. “Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë” (Urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe për Shkëlqim Haklajn.”

Zylfija tregon se në qershorin e vitit 1997 deri në janarin e vitit 1998, Fatmiri, vëllai saj ka qenë kryetar i Komitetit të Shpëtimit në Bajram Curri, dhe gjatë kësaj kohe ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë ku ishte përfshirë nga kaosi dhe terrori nuk pati asnjë vrasje, dhe Fatmiri në prag Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri 1998, i uron popullit tropojanë një vite sa më me pak dhimbje ku ju kërkon ndihmë dhe mbështetje të gjitha forcave politike pikërisht me këto fjalë.

”Me këtë rast kërkojë nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike”. Ky ishte mesazhi Fatmirit.

Vrasja e Shkëlqim Haklajt

Por Saliut i interesonte pikërisht destabilizimi i kësaj pjese të Shqipërisë, thotë Zylfija  ndaj ai organizoi atëherë vrasjen e Shkëlqimit, më 5 janar 1998, në mënyrë që të largonte Fatmirin si drejtues komisariati dhe duke nxitur vëllavrasjen destabilizoi edhe Tropojën. Në këndvështimin e Zylfie Haklajt këto veprime të Saliut ishin direkt në ndihmë të shtetit serb dhe kundër interesave kombëtare. Gjatë kohës së regjimit të Saliut kanë ndodhur shumë arrestime thotë ajo dhe fatkeqësisht edhe vrasje të personaliteteve shqiptare të Kosovës në Shqipëri.

Për këto vrasje ajo thotë: “Vrasja e këtyre personaliteteve me përmasa kombëtare të cilët janë vrarë në tokën mëmë, Saliu nuk ka bërë asnjëherë ndonjë akuzë apo ndonjë denoncim ndaj politikës ose personave të veçantë. Por cila është arsyeja që Saliu ka arrestuar edhe personalitete shqiptare të Kosovës me përmasa kombëtare dhe pse ai nuk është prononcuar ndonjëherë për krime të kryera në tokën mëmë kundër këtyre personaliteteve?”

Vrasja e Ilir Konushevcit

Në fillimin e majit të vitit 1998, kur gjërat që lidheshin me forcimin e strukturave të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin në pikun e vlimit, rrugës për në Tropojë, në një pritë të mirë-organizuar, u vranë dy nga drejtuesit kryesorë të strukturave të logjistikës, Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe mjeku Hazir Malaj, burrë i shquar, i vënë krejtësisht në shërbimin e luftës për lirinë e Kosovës.  Zylfie Haklaj rikujton me detaje ditën kur ndodhi kjo vrasje.

“Në maj të vitit 1998, në Miliska të rrethit të Pukës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku janë vrarë Ilir Konushevci, i cili ka qenë një ndër themeluesit e UÇK dhe të logjistikës së saj dhe mjeku tropojan Hazir Mala, i cili po i shoqëronte autoritetet e UÇK për në Kosovë. Kjo çështje nuk është zbardhur edhe sot e kësaj dite. Kush fshihet pas kësaj vrasjeje dhe cilat janë arsyet e mos zbardhjes së saj? Kjo vrasje është një njollë e zezë për tokën mëmë dhe një tradhti ndaj çështjes kombëtare, ndaj kërkojmë me forcë që kjo çështje me përmasa kombëtare të hetohet me profesionalizëm dhe të ndëshkohen autorët e ngjarjes, sepse ky është edhe një detyrim ligjor e moral ndaj çështjes shqiptare të Kosovës. Nëqoftëse çështja është e komplikuar, mund të kërkohen ekspert të huaj për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze, por edhe shumë të përfolur. Kjo vrasje nuk duhet të jetë pa autor, sepse nëna nuk vret bijtë e saj”.

Akuzat e Berishës për Ramush Haradinaj

Zylfie flet edhe për kohën kur mbërriti në Suedi dhe tentativat e shtetit shqiptarë për ta ekstraduar. Se çfarë ndodhi ato vite ajo thotë: “Kur u ndalova në shtetin suedez për llogari të Saliut, më pyeten se ku kisha qëndruar deri atëherë kur u paraqita këtu, dhe kush më kishte mbajtur mua, dhe veç kësaj autoritetet suedeze më pyetën nëse e njihja Ramush Haradinaj dhe çfarë lidhjesh kisha unë me të. Ku ata me vendosën në tavolinë një letër me emrin e Ramushit, duke me thënë që ne kishim lidhje me kriminelet e luftës.

Unë pohova se nuk e njihja personalisht Ramushin, por në mënyrë indirekte, sepse ne njiheshim me shumë njerëz nga Kosova që ne i kishim strehuar dhe ndihmuar në mënyrë humanitare edhe bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Ramushit. Ju pohova që Ramushi është Hero i Luftës ku më datën tre prill 2008, ai kishte marrë pafajësinë, në Gjykatën e Hagës. Ja deri ku kishin arritur mashtrimet e denoncimet e pa baza e të paskrupullta të Saliut, i cili i quante heronjtë e çështjes kosovare, kriminel lufte dhe mua bashkëpunëtore të kriminelëve.

Unë e di që Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj kanë qenë një ndër figurat  më të njohura të luftës së Kosovës, por siç duket Saliu nuk e di këtë, ndaj e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte ashtu siç pretendojnë serbët. Ju lutem që të dy shteteve shqiptare që të kërkojnë dokumentet që Saliu i ka dërguar shtetit suedez për ekstradimin tim, ku veç shpifjeve, mashtrimeve e manipulimeve për mua ai ka shpifur edhe për autoritete shqiptare me përmasa kombëtare, të cilët i kanë dhënë gjak dhe ditë nga ditët e tyre çështjes shqiptare të Kosovës.

Kjo tregon se Saliu jo vetëm, vret, mashtron e manipulon prova e fakte, por ai bënë edhe punën e armikut dhe vihet në shërbim të tij duke i quajtur të mirëqena ato që thotë Serbia”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 10/08/2018 16:02

    Ky eshte stili i Berishes, atje ku sheh pikat e forta te kundershtareve te tij, aty e ben dhe demin me te madh. Ne interes te Serbise ka punuar dhe vazhdon te punoje. Te vjen keq kur sheh demokracine amerikane qe ka nisur hetimet se mos presidenti tyre eshte i kapur nga ruset, ndersa ne vendin tone te paradokseve ballkanike gjithçka duket normale me veprimet antikombetare te Berishes.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 10/08/2018 15:52

    Kryekrimineli mullha salehu është njeriu më i zi në historin e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit