Zyra Administrative në veri
Beogradi: Provokim flagrant
Hapja e zyrës administrative në veri të Kosovës nga ana e qeverisë Thaci, ka ngjallur kundërshtimin e Beogradit, por që është pasuar menjëherë me përshëndetjen e këtij vendimi nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.
KOSOVE- Hapja e zyrës administrative në veri të Kosovës nga ana e qeverisë Thaci, ka ngjallur kundërshtimin e Beogradit, por që është pasuar menjëherë me përshëndetjen e këtij vendimi nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë. “Nuk do të ketë kurrfarë reagimi të veçantë të Qeverisë së Serbisë, jo në këtë situatë, përveç gjykimit dhe shpalljes së këtij akti si provokim flagrant që nuk ka për synim qetësimin e situatës, por, shqetësimin e banorëve serbë dhe krijimin e një situate në të cilën janë të mundshme incidentet”, ka thënë Ivanovic.
Ndërkaq për ambasadorin e SHBA ky vendim i qeverisë demonstron edhe një herë përkushtimin e saj për mirëqenien e qytetarëve të vet pa marr parasysh përkatësinë etnike të tyre dhe përkushtimin e mëtejmë të Qeverisë së Kosovës që të vazhdojë më përmbushjen e Planit të Ahtisarit edhe pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur në shtator të këtij viti. Ambasadori Dell, i bëri këto komente gjatë një vizite në fshatin Hocë e madhe ku ishte së bashku me zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç dhe kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifaj.
I pyetur nga gazetarët, se a do të ketë sukses formimi nga Qeveria e Kosovës i zyrës administrative në veri të Mitrovicës, Dell është shprehur optimist, duke thënë se që nga korriku i vitit 2010, kur në Mitrovicën e veriut është hapur zyra për shërbime kanë qenë më shumë se 10 mijë qytetarë nga ajo anë të cilët i kanë marrë shërbimet e tyre dhe se 8 mijë prej tyre kanë qenë serbë.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.9%
-
Frikë se humbin
42.6%
-
Arsye të tjera
8.5%
Vota total: 671
Lajme të tjera
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars, 08:37
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara bashkë me këshilltarët, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, s'na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54