TIRANE - Institucioni më i lartë shtetëror ai i presidencës së Shqipërisë duket se nuk e ka mendjen që të kontrollojë email-et që nis, aq më tepër urimet zyrtare që Presidenti i Republikës bën për homologun e tij italian të sapozgjedhur.

Në një nga njoftimet e shpërndara nga Zyra e Shtypit të Presidentit për urimin që Nishani i ka bërë homologut të tij italian, emri i presidentit të ri “i ndryshuar” nga zyra e shtypit është Giorgio Mattarella dhe jo Sergio Mattarella.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet: Presidenti Nishani uron Presidentin e Italisë, Giorgio Mattarella, ndërkohë që emri i presidentit të ri është Sergio Mattarella.


nishani matarela

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)