Zyra ndërlidhëse në Beograd,
4 emrat e përfolu

Zyra ndërlidhëse në Beograd,<br />4 emrat e përfolu
PRISHTINE- Ministria e Punëve të Jashtme ka përzgjedhur katër kandidatë të mundshëm për t’i emëruar zyrtarë ndërlidhës në kryeqytetin serb, Beograd. Emri i Ambasadorit Ylber Hysa, Ilir Dugollit, Lulzim Pecit dhe Ambasadores Shkëndije Sherifi- Geci brenda pak ditësh do të shqyrtohen nga Presidentja dhe Kryeministri. Burime të Express thonë se Qeveria e Serbisë ndërkaq po konsideron mundësinë që në Prishtinë ta dërgojë Oliver Ivanovicin ose Milivoje Mihajlovicin.

Autoritetet e vendit janë duke shqyrtuar emrat e katër ambasadorëve aktualë të Kosovës për postin e përfaqësuesit të Prishtinës në Beograd.

Një zyrtar diplomatik kosovar ka folur të enjten për Express në kushte anonimiteti rreth propozimeve aktuale të Ministrisë së Jashtme të Kosovës për këtë post.

Ndër ta përmenden Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, Ambasadori në Belgjikë, Ilir Dugolli, Shefi i Misionit diplomatik në Suedi, Lulzim Peci si dhe Ambasadorja në Hungari, Shkëndije Sherifi- Geci.

Që të gjithë këta emra pritet të shqyrtohen javën e ardhshme nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga.

“Aktualisht janë këto propozime, javën që vjen pritet të shqyrtohen edhe nga Qeveria e Presidenca, të cilat do të definohen për një emër”, ka thënë zyrtari kosovar të enjten për Express.

Për emërimin e përfaqësuesve të tyre në kryeqytete përkatëse, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në takimin e fundit në Bruksel. Zbatimin e kësaj marrëveshjeje do ta lehtësojë BE’ja duke hapur zyrat e veta në Prishtinë dhe Beograd për përfaqësuesit e të dyja palëve.

Ndërkohë autoritetet serbe janë duke shqyrtuar dy propozime për përfaqësuesin e tyre në Prishtinë.

Nga Serbia flitet për emrat e Ish- Sekretarit të Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, dhe zëdhënësi i saj, Milivoje Mihajlovic.

Marrëveshja për shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të fillojë të zbatohet në vitin e ardhshëm.

(sg/gazetaexpress/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime