Ministria e Brëndshme njofton  të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente biometrike mund ti tërheqin edhe gjatë kësaj fundjave që përkon me atë të zgjedhjeve.Kjo sipas ministrisë për të mos i mohuar askujt të drejtën për të votuar në këto zgjedhje vendore.

“Zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë hapura edhe ditën e shtunë e të dielën, 20 qershor dhe 21 qershor, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet vendore - shkruan Ministria në njoftimin e saj.

Të gjithë qytetarët mund ti tërheqin ato përkatësisht sipas orareve:
 
08:00 – 16:00, 20 qershor 2015
08:00 – 14:00, 21 qershor 2015

 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)