“Punësimi është sfida reale e qeverisë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë hapjes së zyrës së punësimit në qytetin e Laçit. Rama tha se sot janë 10 zyra punesimi në gjithë vendin, ndërsa zinxhiri do të shtrihet në veri. Laçi është qyteti i dhjetë në Shqipëri që ka një zyrë moderne pune duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët që të gjejnë një punë.
 
“Zyra e punesimit është pikë takimi e munguar mes punëkërkuesve dhe punëdhënesve. Sot në faqen zyrtare të Sherbimit Kombetar të punësimit janë mbi 2000 vende të lira pune. Zyrat e punës janë vetëm një hallkë e punësimit. Nga sot nje kompani kërkon një numer të konsiderueshem grash dhe vajzash përmes kësaj zyre pune në Laç”, deklaroi Rama.  

Sipas shefit të qeverisë gjatë viti 2014 janë bërë trajnime profesionale janë të rëndësishme për të rritur numrin e të punësuarve. Rama theksoi se sipërmarrësit duhet  të përfitojnë nga oferta e qeverisë që deri në datën 31 mars të paguajnë të gjitha sigurimet shoqërore të prapambetura duke ulur me 80 për qind gjobën e tyre për vonesën. 

rama ne lac

Veliaj: Deri në nëntor 92521 të punësuar‏
Deri në fund të nëntorit të shkuar janë punësuar 92521 persona. Shifra që i referohet të dhënave të Sigurimeve Shoqërore dhe është bërë publike nga Ministri i Mirrëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj.

“Deri në fund të nëntorit të shkuar kemi patur një shtesë prej 92521 perosna të deklaruar në sigurimet shoqërore. Këtë vitin e fundit unë kam dëgjuar shumë cinik se është e pamundur që qeveria jonë të mbaj premtimin për 300 mijë vende pune. Dhe unë po ju citoj sot atë që kemi në bordero dhe sigurimet shoqërore. Ndaj dua të falenderojë bizneset e zonës se janë ata punëdhëniesit më të mëdhenjë dhe më të qëndrueshëm”, - tha ministri Veliaj.

erjon veliaj
rama ne lac

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)